Nishani rrëfen jashtë protokollit: Shpenzoja shumë kohë me mustaqet

Publikuar tek: politike, më 22:40 05-06-2015 Nishani rrëfen jashtë protokollit: Shpenzoja shumë kohë me mustaqet

Presidenti Nishani, i ftuar në emisionin "Oktapod" të gazetarit Turjan Hyskaj ka rrëfyer jashtë protokollit të presidentit se pse i hoqi mustaqet aq shumë të përfolura nga mediat e rrjetet sociale. Nishani i është përgjigjur pyetjes se nga erdhi ndryshimi i papritur në look-un e tij.

"Ka qenë një vendim krejt personal. Në fakt, në tërësinë e vet çdo njeri, por unë mund të flas për personin tim. Tregon gjithmonë një kujdes për paraqitjen e tij të jashtme, veçanërisht kur je në pozicione edhe përfaqësuese. Besoj se nuk ka pozicion më të lartë përfaqësues se të jesh President i Republikës. Kështu të gjithë elementët janë të rëndësishëm, të etikës dhe të estetikës, të përmbajtjes dhe të formës. Pra të gjitha janë, kanë të bëjnë me korrektesën, kanë të bëjnë me dinjitetin. Unë shpenzoja shumë kohë faktikisht duke u kujdesur për mustaqet. Në fakt, me thënë të drejtën, mendova më mirë pa ato, edhe kursejmë kohë edhe i shërbejmë institucionit", u shpreh Nishani duke theksuar se në këtë vendim nuk ndikoi bashkëshortja e tij.

"Ishte vendimi im personal. Jo, përkundrazi. Natyrisht që i thasë që unë nuk do t’i mbaj më mustaqet", rrëfeu Nishani duke i konfirmuar gazetarit Hyska konstatimin se dukej më i ri ashtu.

"Po edhe kjo është. Shiko, për t’u plakur të gjithë do plakemi, po për t’u rinuar nuk do rinohemi dot", u shpreh presidenti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama i përgjigjet Kosovës: “Kafen e humbjes do ta pijmë në 22 qershor”!
Fatos Lubonja rrëfen zhgënjimin e tij te‘’Opinion’’, ja pse ika »
Article Logic
Execution time: 0.024757862091064
array(1) { ["section"]=> string(72) "nishani-rrefen-jashte-protokollit-shpenzoja-shume-kohe-me-mustaqet-12798" }