Nishani rrëfen për takimin me Ramën: Ka një skenar për ndryshimin e Kushtetutës vetëm me votat e maxhorancës

Publikuar tek: politike, më 09:35 11-01-2016 Nishani rrëfen për takimin me Ramën: Ka një skenar për ndryshimin e Kushtetutës vetëm me votat e maxhorancës

Presidenti Bujar Nishani rrëfen detaje për takimin me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij, lidhur me Reformën në Drejtësi. ‘’Më vjen mirë që gjeta mirëkuptim me kryeministrin’’, ka thënë Nishani për gazetën ‘’Panorama’’.

“Me kryeministrin kemi këmbyer pikëpamjet mbi reformën në tërësi dhe procesin. Nuk ka qenë ajo herë e parë që kemi diskutuar për këtë çështje. Besoj se është detyrim i institucioneve kryesore të shtetit më shumë se kushdo tjetër të diskutojnë dhe adresohen për çështjet e vendit. Por shfrytëzova edhe një herë rastin të konfirmoja gatishmërinë e Institucionit të Kreut të Shtetit për të ndihmuar dhe lehtësuar çdo fazë të këtij procesi. Më vjen mirë që gjeta mirëkuptim gjatë disktutimeve me kryeministrin”, tregon Nishani.

Por për presidentin ka një skenar të ndryshimit të Kushtetutës vetëm me votat e maxhorancës.

“Mund të vazhdoja të rendisja shumë çështje të tjera të rekomanduara dhe të adresuara nga Komisioni i Venecias, por nuk po marr më shumë kohë për to. Me shqetësim po shoh se ka një skenar për të bërë ndryshime kushtetuese vetëm me votat e maxhorancës.

Por votat maxhoranca nuk i ka. Atëherë ku do të gjenden votat e tjera që kjo të bëhet fakt i kryer? Do të merren nga deputetë të veçantë të opozitës? Si do të merren? Përmes korruptimit të tyre? A mund të shërohet sistemi i drejtësisë me një proces që themelohet përmes korrupsionit? Pra, kushdo që na thotë se kjo nuk është një reformë politike, por çështje ekspertësh, në të vërtetë nuk do që kjo reformë të ecë përpara dhe të realizohet”, theksoi presidenti Nishani.

Sot është dita e fundit e mundësisë që ekspertët e nivelit të lartë të përfundojnë draftin e ndryshimeve kushtetuese, i cili do të duhet të kalojë në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës në Drejtësi e më pas Komisionit të Venecias për kontrollin final. Por dje ekspertët e maxhorancës janë tërhequr dhe nuk dihet se si do të veprojnë sot.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kthim në pikën zero, ekspertët e opozitës braktisin bisedimet: PS po bën hile!
Pasi kreu ca punë “që as i i interesojnë politikës”, deputeti socialist sjell një fakt të rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.016438007354736
array(1) { ["section"]=> string(113) "nishani-rrefen-per-takimin-me-ramen-ka-nje-skenar-per-ndryshimin-e-kushtetutes-vetem-me-votat-e-maxhorances-29663" }