Nishani shkon në Darëzezë të Fierit, 7 ditë pas përmbytjeve

Publikuar tek: politike, më 11:05 05-02-2015 Nishani shkon në Darëzezë të Fierit, 7 ditë pas përmbytjeve

Presidenti i vendit Bujar Nishani ka zgjedhur të vizitojë banorët e fshatit Darëzezë në Fier plot 7 ditë pas përmbytjeve.  Ai ka shkuar sot në një nga fshatrat më të përmbytur të vendit, ku janë dëmtuar jo vetëm banesat e fshatarëve, duke u ekavuakur familjarisht disa prej tyre por edhe një pjesë e bagëtive të tyre kanë ngordhur.

Një javë pas përmbytjeve, Nishani ka gjetur kohën për të shkuar tek banorët por edhe për t'i bërë thirrje politikës që të bashkohet për ta nxjerrë vendin nga gjendja, një ‘’kritikë’’ kjo edhe ndaj Partisë Demokratike, e cila në daljet e saj të fundit publike edhe nëpërmjet deputetëve ka kritikuar punën e deritanishme të qeverisë kundër përmbytjeve.

“Pushteti vendor e qëndror duhet të marrë masa.”, u ka thënë banorëve Nishani, në pamundësi për t’ua thënë direkt autoriteteve, një kritikë kjo edhe për punën e qeverisë.

Megjithse ka kritikuar të dy palët politike dhe ka bërë thirrje për ‘’bashkim’’ për zgjidhjen e situatës krijuar në vend nga përmbytjet, Nishani ka siguruar edhe njëherë se “në këtë situatë nuk ka vend për politikë”.

Edhe avokati i popullit Igli Totozani ka vizituar sot fshatin Darëzezë, ku ka thënë se situata është e vështirë. “Ka nevojë për mjete lundruese për rikuperimin dhe sigurimin e ushqimit për to. Do bëj një xhiro të gjatë për të parë të gjithë zonën dhe banorët”, ka thënë Totozani, duke shtuar se u ka bërë kërkesë banorëve që të kërkojnë ndihmë në çdo rast.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish prefekti i PD Bujar Hoxha, mohon akuzat për lidhjet me bandën e kokainës
Protesta e vlonjatëve, Selami "i çon në Vlorë", Ristani u kërkon të rrinë, Gjermeni i fton në zyrë »
Article Logic
Execution time: 0.021945953369141
array(1) { ["section"]=> string(63) "nishani-shkon-ne-darezeze-te-fierit-7-dite-pas-permbytjeve-2388" }