Nishani shpjegon pse i dekretoi me vonesë dy ministrat e rinj të qeverisë dhe flet për shkarkimin e paralajmëruar nga ministrja

Publikuar tek: politike, më 07:34 23-02-2016 Nishani shpjegon pse i dekretoi me vonesë dy ministrat e rinj të qeverisë dhe flet për shkarkimin e paralajmëruar nga ministrja

Për dy ministrat e rinj të qeverisë Arben Ahmetajn dhe Milva Ekonomin, Presidenti Bujar Nishani iu drejtua Kushtetueses dhe vetëm ditën e djeshme i dekretoi. I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu Nishani, ka shpjeguar se nuk ka patur si qëllim mosdekretimnin e tyre ndërsa i është përgjigjur edhe paralajmërimit për shkarkim të ministres Ermonela Felaj në rast se do shkeleshin afatet kushtetuese.

"Unë kam qenë në kohën time kushtetuese, në përmbushjen e misionit tim në mënyrë shumë normale madje mund të them që i kam dekretuar edhe para afatit kushtetues emërimin e ministrave të rinj, por në të vërtetë ka pasur një tentativë për të krijuar një ngërç institucional midis presidentit dhe parlamentit”, tha Nishani.

Pse iu drejtua Kushtetueses

“Nëse parlamenti nuk e ka vullnetin politik për të miratuar dekretin e shkarkimit atëherë dekretin e emërimit parlamenti nuk mund ta fysë proceduralisht në votim. Ka një nosens juridik në këtë mes, që unë kërkova ta shmang si fenomen, si mundësi, që do të vinte në pozitë të vështirë parlamentin nga njëra anë, do vinte në pozitë të vështirë edhe Presidentin e Republikës”, shpjegoi Nishani.

Komenti mbi deklaratën e ministres Felaj

“Deklarata e përfaqësueses së qeverisë shqiptare, se ajo nuk është një deklaratë personale, nuk është një deklaratë që i ka lindur ashtu vetiu zonjës në fjalë. Në fakt ndonjëherë bëhemi dhe të keqardhur për nivelin ku degradon serioziteti dhe standardi i njerëzve që marrin përsipër mandate përfaqësuese në Shqipëri. Është një qëndrim i qeverisë shqiptare, një qëndrim krejt i papranuesëshëm, sepse presidenti ishte në ushtrimin normal të detyrës së tij, të kohës së tij kushetuese”, tha Presidenti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rexhep Mejdani: Byroja e Hetmit, armë në duart e qeverisë
Armando Prenga prek në sedër demokratët. Deputetët bojkotojnë komisionet parlamentare »
Article Logic
Execution time: 0.026711225509644
array(1) { ["section"]=> string(133) "nishani-shpjegon-pse-i-dekretoi-me-vonese-dy-ministrat-e-rinj-te-qeverise-dhe-flet-per-shkarkimin-e-paralajmeruar-nga-ministrja-33289" }