Nishani shtron darkën për Krishtlindjen

Publikuar tek: politike, më 19:26 26-12-2015 Nishani shtron darkën për Krishtlindjen

Presidenti Bujar Nishani ka shtruar sot darkën me rastin e festës së Krishtlindjes. Në fjalën e shkurtër të tij para klerikëve, e personazheve të njohur, Nishani ka uruar gjithë shqiptarët, duke veçuar edhe momentin e shenjtërimit të Nënë Terezës, si një ngjarje historike.

Ai ka përmendur edhe ndarjen nga jeta të arqipeshkvit Rrok Mirdita.

“Ju uroj juve e të gjithë të krishterët, shqiptarë dhe anembanë botës me respektin më të madh gëzuar krishtlindjet, Paqe e mbarësi për ju dhe për gjithë shqiptarët!

Shenjtërimi i Nënë tereza është një ngjarje historike.

Të gjithëve na mungon arqipeshkvi i njerë Rrok Mirdita, I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”, tha Nishani, duke shtuar se duhet të ecim me bindjen e thellë se besimi fetar i tjetrit nuk kufizon besimin tonë dhe nuk bie ndesh me ligjin e gjithashtu se feja nuk duhet instrumentalizuar.

“Ju falenderoj të gjithë klerikëve, edhe një herë, siç urojmë ne shqiptarët, për shumë mot krishtlindjet!’’, përfundoi Nishani.

Darka e shtruar vjen një ditë më pas nga Krishtlindja, por dje Nishani uronte:

“Të dashur besimtarë të krishterë shqiptarë kudo ndodheni! Me rastin e Ditës së shenjtë të Krishtlindjes dëshiroj t’u shpreh të gjithëve urimet më të mira e më të përzemërta në këto çaste të lumtura!

Në këtë ditë të bekuar, mendimi dhe lutjet tona shkojnë për njerëzit më me pak fat e në nevojë, të cilëve më shumë se kushdo u duhet ngrohtësi dhe dhembshuri njerëzore.

Le të përpiqemi t’ua lehtësojmë vuajtjet dhe mundimet të vetmuarve, të braktisurve, të pamundurve e të sëmurëve, për t’u dhënë shpresë dhe besim!

Të dashur vëllezër dhe motra! Gëzuar dhe për shumë vjet Krishtlindjet dhe jua uroj sa më të paqta e të mbara e në shëndet e harmoni të plotë të shpirtrave, zemrave dhe trupave!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjela e sheh ambasadorin Lu si ‘’Shpëtimtar’’ dhe ja çfarë thotë që të mbrojë tezën e tij
Çfarë ngjashmërie…Erion Veliaj ‘’kopje’’ e Barack Obamës. Shikojeni në 12 foto »
Article Logic
Execution time: 0.014822006225586
array(1) { ["section"]=> string(45) "nishani-shtron-darken-per-krishtlindjen-28619" }