Nishani takon studentët e mjekësisë që u nxorrën me dhunë nga greva e urisë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 10:49 03-03-2015 Nishani takon studentët e mjekësisë që u nxorrën me dhunë nga greva e urisë

Bujar Nishani ka takuar dje studentët e mjekësisë, të cilët disa ditë më parë u futën në një grevë urie për tarifat e larta.  Takimi i Nishanit, siç shihet edhe në foto ka qenë garantues për studentët, të cilët kanë kërkuar ndihmë tek presidenti. Studentët pretendojnë se janë dhunuar nga policia, duke u nxjerrë me forcë nga ambjentet e grevës, por njëkohësisht kanë kërkuar ndihmën e presidentit për realizimin e qëllimit të tyre, uljen e tarifës. Nishani përveç se me ofrimin e këtij takimi, i ka siguruar edhe me fjalë: këtë çështje do ta trajtojë me seriozitetin maksimal me institucionet e shtetit, përfshirë Prokurorinë, Ministrinë e Brendshme, etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027645826339722
array(1) { ["section"]=> string(80) "nishani-takon-studentet-e-mjekesise-qe-u-nxorren-me-dhune-nga-greva-e-urise-4835" }