Nishani thyen kufijtë, i pari President i Shqipërisë që bën gjestin e rrallë. A duhej?

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:14 23-04-2017 Nishani thyen kufijtë, i pari President i Shqipërisë që bën gjestin e rrallë. A duhej?

Bujar Nishani ka thyer kufijtë duke u bërë i pari president që shkon në Mekë dhe falet.

Shqipëria është shtet laik, ndërsa Nishani është bërë i pari president që pas Ramiz Alisë, Sali Berishës, Rexhep Meidanit, Alfred Moisiut dhe Bamir Topit ka shkuar në Mekë duke u falur.

A duhet ta bënte diçka të tillë presidenti, dukeqenëse Shqipëria është dhe një shtet laik dhe Nishani është kreu i shtetit? Kjo çështje lë vend për diskutim.

Megjithatë, kreu i shtetit i shoqëruar nga një pjesë e stafit të tij, gjendet në Arabinë Saudite prej dy ditësh në një vizitë në vendin e shenjtë të muslimanëve në Mekë dhe Medine, shkruan newsbomb.al.

Nishani e bën këtë vizitë private bashkë me bashkëshorten e tij, e cila në njihet si një besimtare e devotshme. Gjatë vizitës në Mekë dhe Medine, Nishani ka vizituar Xhaminë e Shenjtë të profetit Muhamed dhe ka kryer ritualin e Umras në Mekë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018956184387207
array(1) { ["section"]=> string(89) "nishani-thyen-kufijte-i-pari-president-i-shqiperise-qe-ben-gjestin-e-rralle-a-duhej-76108" }