Nishani takohet me Vujanoviç dhe Gjukanoviç: Të zgjidhet statusi i komunës së Tuzit

Publikuar tek: politike, më 17:35 23-03-2015 Nishani takohet me Vujanoviç dhe Gjukanoviç: Të zgjidhet statusi i komunës së Tuzit Bujar Nishani dhe Odeta Nishani gjatë një vizite në Kosovë

Presidenti i Republikës Bujar Nishani është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku edhe është takuar me krerët më të lartë të vendit fqinj.

Gjatë takimit me homologun e tij Filip Vujanoviç, Nishani theksoi se të dy vendet duhet të bëjnë më shumë që edhe bashkëpunimi ekonomik të ndjekë bashkëpunimin shumë të mirë politik, duke u shprehur se: “Duhet një koordinim më i mirë mes institucioneve të të dy vendeve për të evidentuar, vlerësuar dhe shfrytëzuar sa më mire potencialet dhe burimet tona natyrore dhe njerëzore”.

Nishani vuri në dukje rëndësinë e respektimit të së drejtës së pronës private dhe e administrimit të saj, si dhe që shqiptarët e Malit të Zi të gëzojnë të gjithë hapësirën e nevojshme ligjore në shkollimin në gjuhën shqipe si dhe në përdorimin e simboleve dhe të gjuhës kombëtare. “Zgjidhja përfundimtare e statusit të  Komunës së Tuzit do të jetë një hapësirë më e madhe për zhvillim dhe bashkëpunim në të gjithë zonën” – u shpreh Kreu i Shtetit.

Edhe gjatë takimit me kryeministrin Milo Gjukanoviç, Nishani vlerësoi interesin e përbashkët të të dy vendeve për forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar duke theksuar se ky bashkëpunim është ende larg marrëdhënieve shumë të mira politike. Dy bashkëbiseduesit trajtuan edhe mundësinë e nxitjes së projekteve konkrete, si në kuadrin e bashkëpunimit ndërkufitar, përmes përmirësimit të infrastrukturës në lidhjet mes dy vendeve dhe nxitjes së turizmit në Liqenin e Shkodrës, por dhe përmes mundësisë së përmirësimit të lidhjes së linjës hekurudhore mes dy vendeve.

Në takimet e zhvilluara me zyrtarët malazez, kreu i vendit ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.


Presidenti Bujar Nishani është duke zhvilluar një vizitë në Mal të Zi ku do të takojë shqiptarët në Tuz, Ulqin dhe Tivar. Parashikohet që Nishani të bëjë një takim edhe në Këshillin Nacional të Shqiptarëve.

Vizita e presidentit me bashkëshortën po realizohet pas ftesës së presidentit malazes Filip Vujanoviç.

Gjatë kësaj vizite dy-ditore Nishani do të pritet në një takim me Vujanoviç në Cetinjë.Më tej, Kreu i Shtetit shqiptar do të ketë takime me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi Ranko Krivokapiç si dhe me kryeministrin Milo Dukanoviç.

Agjenda e vizitës shtetërore të Presidentit Nishani parashikon edhe disa takime në Komunën e Tuzit e të Ulqinit, në Tivar si dhe një takim të veçantë me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Kokëdhima në Qeparo, çfarë do të bëhet me ndërtesën e deputetit?
Shehi-Veliajt: Projektligji i pensioneve shtetërore, demagogji »
Article Logic
Execution time: 0.0042810440063477
array(1) { ["section"]=> string(74) "nishani-vizite-ne-mal-te-zi-do-takoje-shqiptaret-ne-tuz-ulqin-e-tivar-6661" }