Nishani: Vota është pushteti juaj!

Publikuar tek: politike, më 09:00 19-06-2015 Nishani: Vota është pushteti juaj!

Presidenti Bujar Nishani ju ka bërë sërish thirrje qytarëve që të marrin pjesë në  në votime ditën e djelë. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës  Nishani shkruan se më 21 qershor të gjithë bashkë  do shërbejmë për demokracinë e vendit tonë.

“Thirrja ime për ju, të nderuar qytetarë të vendit tim,  është të  merrni pjesë në mënyrë masive në votime, të ushtroni lirisht dhe vendosmërisht të drejtën tuaj sovrane  të zgjedhjes, të vendosni me vote të lirë mbi alternativën më të mirë për bashkinë tuaj për të orientuar politikë-bërjen drejt shqetësimeve tuaja, për të ndryshuar dhe përmirësuar jetën tuaj. Ky është misioni, kjo është detyra  e çdo qytetari të  përgjegjshëm. Vota e lirë i jep jetë gjykimit  publik të pushtetit, i jep jetë llogaridhënies së drejtuesve të zgjedhur para qytetarëve. Indiferenca, mospjesëmarrja, e ca më keq shitblerja e votës, investojnë papërgjegjshmërinë e pushtetit. Unë shpreh bindjen se shqiptarët do të gjejnë forcën dhe kurajën për të dhënë shembullin dhe kontributin e tyre të pakursyer ndaj demokracisë në vend. Vota e lirë është fitorja e padiskutueshme e demokracisë”, shkruan Presidenti Nishani.

Mesazhi i Presidentit vijon më tej duke u shprehur se , “Si President i Republikës dëshiroj t’u bëj thirrje udhëheqësve politikë që të përcjellin mesazhet e tyre pozitive ndaj votuesve në epilogun e kësaj  fushate, duke i ftuar ata të shprehen qetësisht për alternativat më të mira të propozuara nga kandidatët në përputhje me garancitë kushtetuese të ballafaqimit të drejtë dhe të barabartë. Në këtë kontekst, të gjitha palët kanë  përgjegjësinë e një reflektimi pozitiv. Qeveria ka një përgjegjësi të shtuar në këtë rast edhe për rolin që ajo ka në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Shpreh besimin tim se Kryeministri do të përcjellë mesazhin e tij mbi garantimin e lirisë së zgjedhjes së qytetarëve, mbi  paanshmërinë  e Policisë së Shtetit dhe Administratës Publike, mbi garantimin e lirive dhe të drejtave të sanksionuara në Kushtetutë si dhe mbi detyrimin e tij për të garantuar bashkëpunimin dhe pa ndikuar të qeverisë qendrore me të gjithë kandidatët fitues.

Nishani shkruan se “Testi zgjedhor i datës 21 qershor, thuajse një vit nga marrja e Statusit të Vendit Kandidat, duhet të shërbejë si investimi ynë kryesor për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”

Presidenti Nishani ka falenderuar edeh trupën diplomatike të vendosur në Shipëri për angazhimin e tyre në këtë fushatë.

“Si President i Republikës së Shqipërisë, në emër të gjithë shqiptarëve, gjej rastin t’u shpreh partnerëve tanë ndërkombëtarë mirënjohjen e thellë për  angazhimin dhe kontributin e tyre të vyer në  procesin e  zgjedhjeve vendore 2015 në Shqipëri. Dëshiroj të falënderoj veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadorin e këtij vendi të madh mik, Shkëlqesinë e Tij, zotin Donald Lu, qëndrimet e të cilit po orientojnë jo vetëm politikën shqiptare, por dhe votuesit të shkëputen nga dukuria e shitblerjes së votës dhe nga kandidatë apo përfaqësues me të shkuar kriminale, të padenjë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.” , thotë Nishani.

Ndër të tjera në fund të deklaratës Nishanika përsëritur thirrjen, “Ushtroni të drejtën e tuaj të votës në mënyrë të pavarur dhe të lirë ditën e diel, më datë 21 qershor 2015, mos e tjetërsoni votën tuaj, mos e shisni votën tuaj! Vota është pushteti juaj sovran, vota është dinjiteti juaj.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla: Incidenti në Elbasan inskenim i PD, Ardian Turku video dhe incidente se është në panik
KVV publikon raportin e ndërmjetëm: Problematikë përdorimi i fëmijëve në fushatë »
Article Logic
Execution time: 0.023883104324341
array(1) { ["section"]=> string(38) "nishani-vota-eshte-pushteti-juaj-13989" }