Nisin hetimet ndaj WhastApp pas ndryshimeve në politikat e privatësisë

Publikuar tek: bota, më 15:09 26-08-2016 Nisin hetimet ndaj WhastApp pas ndryshimeve në politikat e privatësisë

Të gjithë përdoruesve të aplikacionit të WhatsApp i është dashur që nga sot të pranojnë kushtet e reja të privatësisë, pasi gjigandi i komunikimit vendosi t’i ndryshojë.

Autoritetet britanike kanë njoftuar për nisjen e hetimeve ndaj WhatsApp, pasi ka vendosur të ndajë të dhënat e përdoruesve të vetë me Facebook, përfshi edhe numrin e telefonit.

Kushtet e reja tepër kontroversiale do ta lejojnë WhatsApp të ndajë të dhënat e përdoruesve me kompaninë mëmë Facebook, pavarësisht se ishte angazhuar që të mos e bënte një gjë të tillë kur u ble nga Facebook.

Përdoruesve iu është dhënë mundësia të mos pranojnë kushtet e reja por refuzimi e bën thuajse të pamundur përdorimin e aplikacionit të mesazheve.

Por nëse tashmë i keni pranuar kushtet e reja, mos u shqetësoni. Keni edhe 30 ditë kohë për t'i refuzuar. Për ta bërë një gjë të tillë shkoni te “Settings” > Account. Aty mund të çaktivizioni opsionin "Share my account info".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037868022918701
array(1) { ["section"]=> string(76) "nisin-hetimet-ndaj-whastapp-pas-ndryshimeve-ne-politikat-e-privatesise-50946" }