Nisin punimet në “Loro Boriçi”/ Duka-Ramës: Investo në Tiranë. Kryeministri: Është objektivi i radhës

Publikuar tek: sport, më 09:51 03-05-2015 Nisin punimet në “Loro Boriçi”/ Duka-Ramës: Investo në Tiranë. Kryeministri: Është objektivi i radhës

Është inaguruar sot nisja e punimeve për rikonstruksionin e stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi”, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, ministrja e Sportit Lindita Nikolla dhe kreu i FSHF-së Armando Duka.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka është shprehur se stadiumi i Shkodrës do të jetë një impiant modern, i aftë për të pritur edhe ndeshje të Champions League. Duka ka theksuar se investimi për “Loro Boriçin” do të jetë më i madh se ai për “Elbasan Arena”, ndërsa ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të marrë iniciativën për të investuar edhe për stadiumin kombëtar në Tiranë “Qemal Stafa”.

Kryeministri Rama ka deklaruar se objektivi i radhës do të jetë pikërisht stadiumi kombëtar në kryeqytet, por sipas tij çdo punë kërkon kohën e vetë.

Duke folur për investimin në “Loro Boriçi”, Rama është shprehur se ky stadium ishte vendi i duhur për të çuar një hap më tutje rilindjen e sportit dhe mbështetjen reale për skuadrën tonë kombëtare. Ai ka shprehur vendosmërinë e qeverisë për të bërë për sportin atë që nuk është bërë në 25 vite, ndërsa i ka konsideruar stadiumet si ndikuese të mëdha në ekonominë e qyteteve qoftë në mënyrë direkte apo indirekte.

Rama ka shprehur bindjen se stadiumi i ri do t’i japi një zhvillim ekonomik zones ku ndodhet ai, por edhe të gjithë qytetit të Shkodrës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mayweather “drejton” boksin botëror, mposht Pacquiao në “ndeshjen e shekullit”
Manny Pacquiao në stërvitje me flamurin shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.011537075042725
array(1) { ["section"]=> string(101) "nisin-punimet-ne-loro-borici-duka-rames-investo-ne-tirane-kryeministri-eshte-objektivi-i-radhes-10261" }