Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore

Publikuar tek: sport, më 07:13 10-02-2018 Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore

Dje është mbajtur ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang të Koresë Jugore.

Udhëheqës dhe kryeministra të shteteve të ndryshme janë në mesin e 35,000 spektatorëve, të cilët janë mbledhur për të shikuar spektaklin dy orësh.

Ceremonia e hapjes së Lojërave ka nisur vetëm pak orë, pasi Gjykata e Arbitrazhit ka hedhur poshtë ankesën e një grupi të 45 atletëve rusë, pas ndalimit me të cilin përballen ata, që u pamundëson pjesëmarrjen në këtë garë.

Pavarësisht vendimit për Rusinë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka ftuar 169 rusë të garojnë nën flamurin neutral, shkruan rel. 

Përveç rastit të Rusisë, ky organizim karakterizohet edhe me ekipin e përbashkët të dy Koreve, të cilat do të prezantohen nën një flamur për herë të parë në më shumë se një dekadë.

 Lojërat Olimpike Dimërore përfundojnë më 25 shkurt.

Më shumë në këtë kategori: « Gjak shqiptaro-grek mbrëmë në ring! Qershi e gjakosur...
Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare futbollisti i njohur »
Article Logic
Execution time: 0.0037679672241211
array(1) { ["section"]=> string(49) "nisin-zyrtarisht-lojerat-olimpike-dimerore-109779" }