Nisma e blogerit pas gjëmës në Durrës: Të bëjmë një foto me veprat antike para se t’i betonizojë Vangjushi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:40 02-03-2017 Nisma e blogerit pas gjëmës në Durrës: Të bëjmë një foto me veprat antike para se t’i betonizojë Vangjushi

Vangjush Dakon duket se s’e ndal më asgjë në luftën e tij për të ngritur përmes betonizimit të arkeologjisë, projektin “Veliera” në Durrës.

Gjykata Administrative vendosi që punimet të ndërpriteshin, Përmbarimi dje vendosi shiritat rrethues për mos lejuar asnjë punim në “Torrën Veneciane”por pavarësisht kësaj, edhe ditën e sotme, kryebashkiaku i Durrësit ka vazhduar punimet me skuadrën e tij të betonit.

Blogeri durrsak, Olti Curri ka ndërmarrë një nismë sensibilizuese që e shoqëron me tone të forta ironie teksa publikon këtë foto.

“Të bëjmë një foto nga veprat antike në Durres para se t’i betonizojë Vangjushi. Kujtim për brezat që do të vijnë. Bëje edhe ti.

#kujtimengadurresipabeton

Në foto Muri rrethues i Kalasë së Durrësit ngritur nga Anastasi i Parë në shekullin V-të”, shkruan Olti.

dr.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023238897323608
array(1) { ["section"]=> string(111) "nisma-e-blogerit-pas-gjemes-ne-durres-te-bejme-nje-foto-me-veprat-antike-para-se-t-i-betonizoje-vangjushi-70513" }