"Nisma Thurrje" sqaron publikun: S’kemi lidhje me fotot intime të Dritan Priftit

Publikuar tek: politike, më 12:28 30-09-2015

Një prej faqeve sociale në facebook, “Nisma thurrje” ka sqaruar pozicionin e vet lidhur me fotot intime të Dritan Priftit që fillimisht u postuan në murrin e kësaj faqeje.

Sipas tyre fotografitë janë publikuar në “Wall” nga një profil anonim që më pas i ka fshirë ato:

“Një person me emrin Mimoza Paradiso ka postuar para një ore dy foto në faqen tonë dhe po vetë i ka fshirë më pas këto foto. Balkanëeb ka aluduar se këto foto janë postuar prej nesh. Sqarojmë se ne asnjë moment ne nuk kemi qënë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë loje politike banale të cilat i neverisim. Nisma Thurje gjithmonë do i qëndrojë përballë politikës me shifra, fakte dhe argumenta. Ky është dhe do të mbetet misioni ynë. Jeta personale e politikanëve nuk na intereson dhe nuk do na interesojë asnjëherë. Kushdo mund të postojë foto në murin e vënë në dispozicion për qytetarët dhe mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre”, sqaron faqja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dorëhiqet Alban Zusi, zv.ministri i Bujqësisë
Basha: Po mos ishte PD demokracia do kishte vdekur. Insiston në dorëheqjen e Metës »
Article Logic
Execution time: 0.025158166885376
array(1) { ["section"]=> string(83) "nisma-thurrje-sqaron-publikun-s-kemi-lidhje-me-fotot-intime-te-dritan-priftit-22006" }