Një arkitekt i huaj për Shqipërinë: Vendi juaj nuk u kthye në kazan elementesh kulturore

Publikuar tek: kulture-art, më 08:52 07-05-2016 Një arkitekt i huaj për Shqipërinë: Vendi juaj nuk u kthye në kazan elementesh kulturore Johhanes Koder, Aleksander Meksi, Artan Shkreli dhe Pirro Thomo gjate takimit te djeshem

“Shqipëria pati fuqinë të kapërcente interesat e huaja, politike e ideologjike dhe nuk u bë një kazan elementesh kulturorë, përkundrazi, populli shqiptar i harmonizoi të gjitha këto elemente dhe ide në boshtin e vet të identitetit të vet kulturor dhe ideologjik”. 

Kështu flet për Shqipërinë dhe shqiptarët professor Johhanes Koder, President i Shoqatës Ndërkombëtare të Studimeve Bizantine, i ftuar ditën e djeshme në tryezën “Vlerësimi i studimeve dhe trashëgimnisë kulturore bizantinë në Shqipëri”.

Arkitektë e profesorë, u mblodhën për të diskutuar mbi rrënjët bizantine shqiptare, por profesori dha përcaktimin sipas tij, të asaj që ka ndodhur në vendin tonë.

"Trashëgimia Kulturore e kombit shqiptar - ashtu si trashegimia kulturore e shumicës së kombeve europiane - është komplekse dhe ka rrënjë të shumëfishta në historinë e lashtë dhe mesjetare. Përgjatë antikitetit të vonë dhe shekujve mesjetare, populli shqiptar pranoi impulse kulturore, mendore dhe shpirtërore nga kombet dhe institucionet e krishtera në Europen juglindore dhe nga Italia. Ndikimet e Greqisë së Lashte dhe të Romës u pasuan nga ndikimet bizantine dhe perëndimore. Pas Mesjetes, nën sundimin osman, Shqipëria u ballafaqua për disa shekuj me kulturën dhe ideologjinë e islamit. Mirëpo - ç'është më e rëndësishmja - Shqipëria pati fuqinë të kapercente interesat e huaja, politike dhe ideologjike, dhe nuk u bë thjesht një kazan elementesh kulturore, përkundrazi, populli shqiptar i harmonizoi këto elemente dhe ide ne boshtin e identitetit te vet kulturor dhe ideologjik” tha profesori Johhanes Koder.

Aleksandër Meksi, Pëllumb Xhufi, Artan Shkreli, Arben Biçoku, Pirro Thomo, Neritan Ceka etj, ishin disa nga panelistët në takimin e djeshëm për trashëgimninë bizantine në Shqipëri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ismail Kadare komenton ‘ditarin sekret’ të Enver Hoxhës: Ju tregoj arsyen e shperthimit të tij ndaj meje për “Pashallarët”
Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen »
Article Logic
Execution time: 0.013070106506348
array(1) { ["section"]=> string(93) "nje-arkitekt-i-huaj-per-shqiperine-vendi-juaj-nuk-u-kthye-ne-kazan-elementesh-kulturore-39753" }