Një arkitekt vizionar, Frei Otto nderohet me çmim, por s’arrin dot ta marrë atë

Publikuar tek: kulture-art, më 14:22 11-03-2015 Një arkitekt vizionar, Frei Otto nderohet me çmim, por s’arrin dot ta marrë atë

Frei Otto mori çmimin e Arkitekturës Pritzker 2015, anoncoi Tom Pritzker në 10 mars 2015. “Juria jonë ishte e qartë se në pikëpamjen e tyre, karriera e Frei Otto është një model për gjeneratën e arkitektëve dhe influenca e tij duhet të ndiqet. Lajmi për vdekjen e tij është i trishtueshëm, i paprecedent në historinë e dhënies së këtij çmimi. Jemi mirënjohës që juria i dha çmimin kur ishte gjallë.

Fatmirësisht, pas vendimit të jurisë, përfaqësues të çmimit udhëtuan drejt shtëpisë së Ottos  dhe  u takuan me të për ti dhënë lajmin. Në ceremoninë që do të zhvillohet këtë vit në Majami në 15 maj ne do të celebrojmë jetën e tij”, tha kreu i këtij çmimi.

Juria e çmimit të Arkitekturës Pritzker e zgjodhi Otton si të laureuarin e sezonit herët këte vit dhe drejtori i çmimit shkoi në Shtutgard në shtëpinë e tij. Pasi mësoi se kishte fituar këtë çmim Otto tha: Jam i lumtur që e marr këtë çmim dhe falenderoj jurinë dhe familjen Pritzker. Nuk kam bërë asnjëherë ndonjë gjë më shumë për të fituar këtë çmim. Drejtimi im arkitekturor ishte të dizenjoja tipe të reja ndërtesash të ndihmoja të varfërit sidmos ata që ndiqeshin nga katastrofat. Do të vazhdoj të shpenzoj kohën e mbetur për punën që po bëj në ndihmë të njerëzimit. Keni përpara jush një njeri të lumtur”.

Frei Otto praktikoi një qasje holistike dhe bashkëpunuese për arkitekturën, duke punuar me ambientin, biologjistët, inxhinierët, filozofët, historianët, natyralistët, artistët dhe arkitektë të tjerë. Një autor dhe mësues Otto është pionier i përdorimit të strukturave të ndriçuara për shumë përdorime. Ai u qas ndaj tyre për vlerat ekologjike dhe ekonomike. Ai besonte se duhet të bëheshin me material që kanë pak ndikim në mjedis. Frei Otto ishte një utopik që nuk ndaloi asnjëherë së besuari se arkitektura mund ta bëjë botën më të mirë për të gjithë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Olen Çezari takohet me Papën: Më tha “jam i impresionuar nga Shqipëria jote”
Besnik Mustafaj rivjen për lexuesit me "Vera pa kthim" »
Article Logic
Execution time: 0.022985935211182
array(1) { ["section"]=> string(82) "nje-arkitekt-vizionar-frei-otto-nderohet-me-cmim-por-s-arrin-dot-ta-marre-ate-5560" }