Një arsye më shumë për të vizituar Jugun e Shqipërisë (PAMJE MAHNITËSE)

Publikuar tek: kulture-art, më 06:49 04-08-2017 Një arsye më shumë për të vizituar Jugun e Shqipërisë (PAMJE MAHNITËSE)

*Nga Xhuliana Jakimi

Peizazhi i mrekullueshëm, uji i kristaltë, monumentet e kulturës janë ndër arsyet që tërheqin me mijëra vizitorë në  jugun e Shqipërisë.

Por një arsye më shumë është dhe kalaja e Porto Palermos, një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit.kalaja-6.jpg

 Kjo mrekulli e ndërtuar nga dora e njeriut qindra vite më parë ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon në Shqipërinë e jugut.

kalaja-2.jpg

Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut, ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të. Ajo ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet.

kalaja.jpg

Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njeri prej tyre shërbente si burg, shkruan newsbomb.al.

kalaja-3.jpg

Kjo kala lidhet ngushtësisht me emrin e Ali Pashë Tepelenës, por është shumë më e vjetër se ai. Ali Pashaj  e ka restauruar, e ka pasur në kontroll këtë pikë dhe vetëm si vizitor ka qenë aty por nuk ka jetuar kurrë aty.

q3.jpg

Çfarë tërheq edhe më shumë është pamja mahnitëse që të zënë sytë nga sipër kalasë, ujë i kristaltë, male...natyrë përrallore. "Porto Palermo" vizitohet nga shumë turistë, mos e humbisni ju./Newsbomb.al/

 

 q5.jpgq.jpg20623649_2063031467260712_1466179849_o.jpg20623367_2063031473927378_935717702_o.jpgq2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati për Vojsava Kastriotin, ndërhyn studiuesi Artan Shkreli: Ku gabon Mustafa Nano
Rama jep lajmin e mirë për dashamirësit e artit, publikon videon që nxjerr në pah historinë e manipulimit të fotove »
Article Logic
Execution time: 0.038773059844971
array(1) { ["section"]=> string(75) "nje-arsye-me-shume-per-te-vizituar-jugun-e-shqiperise-pamje-mahnitese-88140" }