Një artist i lindur si Mitrush Kuteli, krijime mahnitëse që në moshën 12-vjeçare( Dokumente Historike)

Publikuar tek: kulture-art, më 17:58 25-08-2017 Një artist i lindur si Mitrush Kuteli, krijime mahnitëse që në moshën 12-vjeçare( Dokumente Historike)

Dhimitër Pasko, shkrimtari dhe përkthyesi që në emrin e penës njihet si Mitrush Kuteli, qysh fëmijë ka qenë i talentuar për të shkruar, talent i cili ka lënë histori në Letërsinë Shqiptare.

Autori i veprave “Lasgush Poradeci” apo “Tregime të moçme shqiptare”, që në moshën 12-vjeçare ka arritur të botojë disa nga krijimet e tij, të cilat kryesisht kishin si personazh kryesorë heroin kombëtar Skënderbeun.

Ish-drejtori i Bibilotekës Kombëtare, Aurel Plasari ka publikuar disa foto të dokumenteve historike, me vjershat e Kutelit. Siç e thotë dhe ai në mbishkrimin e fotove, botuesit e asaj kohe (1919) kanë bërë urime profetike për ftësinë e veçantë të Mitrush Kutelit.

“Rroftë filizi i ri e vaftë gjer në veshët të Perëndisë!, shkruajnë botuesit.

Një nga poezitë e para të Mitrush Kutelit në moshën 12-vjeçare:

Gjithë një armikët munde

Gjith Europën ti e tunde

Po tani o trim me fletë

Neve mbetmë si të shkretë

Se s’ka kush të na përgjigjet

Si ty në luftë të hidhet

Gjithë lumënjt e mbëdhenj

Ata kurrë s’i dëgjonj

Se buçasin si njëherë

Se vdiqe ti trim i vlerë

Pandaj mban shpata zi

Se vdiq një në Shqipëri

17.11.1919

21078297_2381018435457019_2480956174919814041_n_copy.jpg

20953860_2381018792123650_8181079449072301527_n.jpg

 

21034574_2381018882123641_5453604995861197554_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndërron jetë dirigjenti i njohur i Teatrit të Operës dhe Baletit
Skenari tronditës, tentohet eleminimi me helm në verë i “prifit rebel”, Nikolla Marku »
Article Logic
Execution time: 0.018021821975708
array(1) { ["section"]=> string(100) "nje-artist-i-lindur-si-mitrush-kuteli-krijime-mahnitese-qe-ne-moshen-12-vjecare-foto-historike-90191" }