Një baba i shkruan Tritan Shehut se e ka djalin gay, ja si i përgjigjet deputeti

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:27 31-03-2018 Një baba i shkruan Tritan Shehut se e ka djalin gay, ja si i përgjigjet deputeti

Ditët e fundit një nga debatet më të nxehta është ajo e fushatave të LGBT në shkolla. Lidhur me këtë ka patur mjaft reagime nga personazhe të njohur në vend. Disa e mbështesin, ndërsa disa akuzojnë Ministrinë e Arsimit, e cila përkrahu një nismë të tillë.

Ndërkohë deputeti demokrat Tritan Shehu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka prekur këtë temë duke treguar një histori të një prindi.

Shehi shprehet se një baba i ishte ankuar se e kishte djalin 13-vjeçar gay. Ndërsa deputeti është munduar që t’i shpjegojë situatën se një 13-vjeçar sipas tij nuk mud të quhet gay.

E plotë:

Dicka reth homoseksualitetit mbi te cilin po diskutohet e po spekullohet keto dite:
Dikush me shkruan per te birin 13 vjec, duke e percaktuar ate « gay » dhe qe sipas tij po peson ne shkolle per kete aresye, diskriminim.
Une ju pergjigja:

« 13 vjec gay?! Eshte akoma femije, nuk ka arritur formim dhe preferenca seksuale, aq me shume nje djale. Ai mund te kete zerin me te holle etj, por nuk mund te besh konkluzione ne kete moshe. Pra ju gaboni rende qe arrini ne te tilla percaktime kaq heret, qe pastaj kondicionojne sjelljen tuaj ndaj tij dhe influencojne negativisht per zhvillimin e metejshem normal te djalit. Stimulojeni djalin te loze futboll, blejini nje pale dorreza boksi, trajtojeni si “burre”, mesojeni te jete i forte, perballues, etj! 
Mos u ngutni, ka kohe per konkluzione ».

Ne kete linje po ju bashkengjis link-un e nje kenge kuptimplote te Sanremos 2009, «LUCA ERA GAY» te Povias.

I lutem medias ta tranzmetojne sa me shpesh, kujdo tjeter ta promovoje kete kenge, e cila permban nje te vertete, nje mesazh te qarte edukativ e te dobishem.

 

 itaaaaaa.PNG

Më shumë në këtë kategori: « Thellohet DEBATI, Auron Tare merr në mbrojtje Pëllumb Xhufin: Sharlatanë, nxirrni dokumenta të CIA-s pa shkelur kurrë në arkivat amerikane
Acarohet keq Kristi Pindri me deputetin e PD: Plak...E mban mend ç’të ndodhi në ’97-ën »
Article Logic
Execution time: 0.021507024765015
array(1) { ["section"]=> string(86) "nje-baba-i-shkruan-tritan-shehut-se-e-ka-djalin-gay-ja-si-i-pergjigjet-deputeti-115147" }