Një bukuroshe shqiptare sfidon burrat: Unë gjyqtarja më e mirë në Superligë

Publikuar tek: sport, më 18:54 21-10-2016 Një bukuroshe shqiptare sfidon burrat: Unë gjyqtarja më e mirë në Superligë

E nisi sportin si karateiste, por më pas vendosi t’i bashkohej botës së futbollit. Hiret e saj janë të dukshme dhe bukuria në fushën e blertë bie në sy menjëherë.

Ajo është Besa Lleshi, vajza 22-vjeçare që gjykon ndeshjet e Superligës në kampionati maqedonas. Në një intervistë për newsport.al Besa ka rrëfyer vështirësitë dhe bukurinë e këtij profesioni. Ajo ka treguar që në karrierën e saj si gjyqtare nuk ka pasur asnjë moment të vështirë, përveç ofendimeve që vazhdojnë të jenë prezent në shkallët e stadiumit nga tifozët.

– Pse zgjodhe këtë profesion?

Nuk është diçka që e kam menduar, pasi unë kam qënē aktive në një sport krejtësisht tjetër në Sportin e Karates, ku kam pasur 16 vite karrierë në këtë drejtim. Por ndërkohë kam qënë dhe aktive ne Sportin e Futbollit, 3 vite por dhe pse e kam përjetuar dhe sportin e futbollit nuk ka qenë diçka shtytëse që une një ditë të jem një gjyqtare në futboll. Kjo për mua është si një ëndërr dhe e tillë dua të mbetet.

– A të dukesh “punë burrash” apo mund ta bëjnë edhe femrat?

Sporti i futbollit shumë kohë më parë është përbërë vetëm nga gjinia mashkullore, por ndër vite kjo gjë ndryshoi pasi u fut dhe gjinia femërore.. dhe asgjë nuk është e rastësishme përderisa hyrja në futboll është bërë dhe nga gjinia femërore. Dola në përfundim se dhe femrat mund të gjykojnë një ndeshje futbolli.

– Kur e ke nisur?

Kam tre vite që merrem me këtë profesion.

– Cili është objektivi që i ke vënë vetes?

Çdo sportist ka objektivat e tij, dhe është normale se gjithmonë mendja e njeriut shkon gjithmonë tek pika më e lartë. Të njëjtën gjë e dëshiroj dhe unë! Por, objektivat arrihen me punë dhe me hapa të ngadalta dhe të sigurta.

– Cili ka qenë momenti më i vështirë?

Deri tani nuk jam hasur me momente të vështira.

– Tifozët shajnë shpesh arbitrat meshkuj. Po me një gjyqtare si ty si janë sjellë?

Mua më vjen keq që hasemi me ofendime dhe pse jam femër. Kjo pjesë përsëri ekziston sepse akoma na mungon kultura sportive. Do isha shumë e lumtur që kjo gjë të ndryshojë dhe ne të vetëdijësohemi dhe të shohim para, pasi në këtë mënyrë mund të arrijmë majat më të larta.

– Po lojtarët çfarë bëjnë kur mendojnë se ke marrë vendimin e gabuar?

Eh, lojtarët asnjëherë nuk janë të kënaqur me vendimet që marrim, por pjesa e tyre është të luajnë futboll dhe pjesa jonë është marrim vendimet e duhura.

– A do ja sygjeroje mikeshave të tua këtë profesion?

Me kënaqësi do ia sygjeroja, sepse ne jemi mbrojtja e futbollit./ Newsport.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbën ndeshjen vendimtare, Elbasani ka gati ndëshkimin e futbollistëve
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare mund të transferohet te Manchester United »
Article Logic
Execution time: 0.7488260269165
array(1) { ["section"]=> string(80) "nje-bukuroshe-shqiptare-sfidon-burrat-une-gjyqtarja-me-e-mire-ne-superlige-56980" }