Një çmim special për De Biasin nga presidenti i Italisë

Publikuar tek: sport, më 22:39 06-02-2017 Një çmim special për De Biasin nga presidenti i Italisë

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen zyrtare, ka bërë të ditur ceremoninë që do të zhvillohet nesër për Gianni De Biasin.

Tekniku italian do të marrë një çmim fantastik nga Ambasa Italiane për gjithçka ka dhënë në Shqipëri.

“Ambasada Italiane në Tiranë dhe vete Ambasadori Alberto CUTILLO do ti dorëzojnë ditën e martë në orën 17.00 në Rezidencën e Ambasadës, Çmimin: “Ordine della Stella d’Italia”, trainerit të ekipit kombëtar të futbollit, Giovanni De Biasi.

Një Çmim i tillë Klasifikohet për nga niveli si vlerësimi i dytë shtetëror italian për të gjithë ata persona me shtetësinë italiane, të cilët në vënde të ndryshme kanë promovuar fort vlerat e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes Italise dhe popujve të tjerë. Këtë Çmim e Propozon Ministri i Jashtëm italian dhe e jep Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikes Italiane.

Traineri i Përfaqësueses shqiptare ka mbërritur në kryeqytet që këtë të hënë, ku të nesermen do të vlerësohet dhe do të marre Çmimin “Cavalliere di Gran Croce”, nga Ambasadori Italian në Tiranë, z.Cutillo”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedi për futbollistin e kombëtares shqiptare, humb papritur dy binjakët
Humbi tragjikisht dy binjakët e tij, reagon për herë të parë Ledian Memushaj »
Article Logic
Execution time: 0.0083580017089844
array(1) { ["section"]=> string(61) "nje-cmim-special-per-de-biasin-nga-presidenti-i-italise-67929" }