Një ditë në “Giffoni Film Festival”, kushtuar Atjon Zhitit

Publikuar tek: kulture-art, më 10:43 17-02-2015 Një ditë në “Giffoni Film Festival”, kushtuar Atjon Zhitit

Në datat 15-25 prill për të dhjetin vit rradhazi, do të zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Filmit  “Giffoni Shqipëria” për fëmijë e adoleshentë. Një nga ditët e festivalit do t’i kushtohet Ation Zhitit, djalit të Visar Zhitit, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike  dhe ka qenë një nga anëtarët e jurisë së "Giffoni Film Festival" 3 vite më parë.

Festivali  do të dalë tej kryeqytetit, duke çuar filmin e munguar edhe në qytete si Elbasani, Shkodra, Durrësi e Korça.

 “Edicioni i këtij viti është konceptuar si një festë, ku veç filmave në konkurim, do të ketë edhe një përmbledhje të filmave më të mirë të shfaqur në edicionet e festivalit ndër vite dhe që janë vlerësuar me çmime”, tha drejtori ekzekutiv I GFF Namik Ajazi.

Përgjatë 10 ditëve festival do të ketë garë, restrospektivë, diskutime, si edhe një koncert përmbyllës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekreti i koncertit të Mad Albania
Si u krijua Himni i Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.14573812484741
array(1) { ["section"]=> string(60) "nje-dite-ne-giffoni-film-festival-kushtuar-atjon-zhitit-3594" }