Një ditë përpara përgjigjes së shumëpritur, mblidhet Grupi Parlamentar i PS

Publikuar tek: politike, më 11:00 16-04-2018 Një ditë përpara përgjigjes së shumëpritur, mblidhet Grupi Parlamentar i PS foto ilustruese

Një ditë përpara përgjigjes së shumëpritur për çeljen e negociatave me BE-në mblidhet Grupi Parlamentar i PS. Mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Në këtë mbledhje të rëndësishme të grupit mungon ministri i Jashtëm Ditmir Bushati për shkak të përjashtimit të tij 10 ditë nga Kuvendi si pasojë e gjestit me shishen e ujit në seancën e fundit plenare.

Sakaq, e nesërmja është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe zv/Presidentja e Komisionit Europian të Sigurisë, Frederica Mogherini priten që të mbërrijnë në Tiranë për të dhënë përgjigjen e shumëpritur për çeljen e negociatave.

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet në Mal të Zi, Presidenti Meta uron fituesin: Dua t’ju takoj sa më parë (LETRA)
“Prite pak timonin majtas se po ecën shumë djathtas...”, minatori në interpelancë Ramës (Si ia kthen kryeministri) »
Article Logic
Execution time: 0.013293027877808
array(1) { ["section"]=> string(81) "nje-dite-perpara-pergjigjes-se-shumepritur-mblidhet-grupi-parlamentar-i-ps-117056" }