Një dokumentar në nder të Anita Bitrit

Publikuar tek: kulture-art, më 09:45 22-03-2015 Një dokumentar në nder të Anita Bitrit

Vëllai i artistës Anita Bitri, Arben Bitri ka vendosur ta sjellë përsëri mes nesh artisten e madhe përmes një dokumentari. Në bashkëpunim me regjizorin Kujtim Gjonaj do të realizohet ky film-dokumentar rreth jetës dhe aktiviteteve artistike të saj.Më parë vëllai i këngëtarës hodhi në treg albumin “Çdo gjë është e mundur” më këngë të Anitës.

 Kanë kaluar 11 vjet që nga ndarja nga jeta në moshën 37 vjeçare,  të artistës Anita Bitri, një vdekje e parakohshme dhe tragjike ku humbën jeten dhe e bija Sibora dhe nëna e saj Hazbia,  një vdekje që i mori në gjumë, por emri i saj la shenjë përgjithmonë në muzikën shqiptare.

Në lidhje më këtë ngjarje ,sipas vëllait të kengëtares janë realizuar 3 ekspertiza në New York të cilat kanë arritur në një konkluzion të vetëm: Një vdekje aksidentale nga bllokimi i tubit të shkarkimit të monoksidit të karbonit, duke shuar kështu aludimet që erdhën në lidhje me një vrasje  të qëllimshme.

Vdekja e këngëtares vlonjate shokoi mbarë opinionin dhe adhuruesit e saj.  Për këtë në kujtim të saj u mbajtën shumë koncerte në ShBA, u vendos një ligj me emrin e saj dhe një rrugë në Vlorë mban emrin “Anita Bitri ”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Saimir Pirgu interpreton "La Traviata", zëvendëson kolegun e sëmurë
Publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti kalon probleme me zemrën në Prishtinë »
Article Logic
Execution time: 0.02367115020752
array(1) { ["section"]=> string(43) "nje-dokumentar-ne-nder-te-anita-bitrit-6603" }