Një emision dedikuar Aleksandër Lalos, poeti i njohur ka një mesazh për Tv Klan

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:27 27-11-2017 Një emision dedikuar Aleksandër Lalos, poeti i njohur ka një mesazh për Tv Klan

Natën e mbrëmshme emisioni "C'est la vie!" erdhi ndryshe nga javët e tjera.

Emisioni ishte i gjithi një dedikim për kompozitoritn e ndjerë, të dnarë nga jeta një javë më parë, Aleksandër Lalo, ku ishte ishte edhe anëtar jurie.

Poet ii njohur Petrit Ruka e ka vlerësuar në maksimum këtë gjetje, ku tv Klan emisioni "C'est la vie!" u zhvillua i gjithë vetëm me krijimet e Lalos, në kujtim dhe dner të tij.

POSTIMI I PLOTË

FALENDERIM PER TV KLAN

Sot, pas emisionit të veçantë, që TV Klan bëri për një nga yjet e muzikës shqiptare, Aleksandër Lalo, fill pas tij, si një nga miqtë shumë të afërt të tij, kam marrë pafund mesazhe prekëse dhe falenderuese për këtë televizion, që diti ta nderoj kaq fisnikërisht Maestro Lalon. Jam padyshim në një mendje me ta dhe falënderime pa fund edhe nga ana ime për TV Klan dhe emisionin "C'est la vie!" 
E ndërkohë po mendoj se sa përshtypje të mirë ka bërë ky akt, për të cilin më shkruajnë se ishte një gjë e mrekullueshme dhe e jashtëzakonshme. Kështu është. Por duhet të ishte e kundërta, duhet të ishte një akt normal dhe i zakonshëm për të gjitha TV shqiptare, radiot e tij, gazetat, institucionet. Dhe "habia" ndodh nga që në këto kohë të turbullta, kur e zakonshme është bërë hapësira për një art më shumë komercial dhe antivlerë, emisione të tilla duken kaq "të habitshme," kaq të adhurueshme, kaq emocionuese dhe njerëzit ndjehen kaq falënderues.
E kam thënë shpesh me miqtë e mi dhe e besoj fort, se Shqipërisë i mungon akoma vetëm një Institucion, që ne ende nuk e kemi themeluar, nuk e kemi ngritur dot si kombet e tjera të civilizuara, Institucioni i Nderimit për bijtë e bijat e tij më të mire. Pa të, kujtesa jone kombëtare do të venitet dhe identiteti ynë do të lëkundet.
Dhe jo vetëm që nuk e kemi ngritur, por në emër të një perversiteti të pakuptueshëm jemi përpjekur në këto 27 vite të gërryejmë me cinizmin tonë të një protagonizmi të ndyrë provincial edhe vetë shenjtërinë e tyre, figurat më të ndritura të këtij kombi, duke filluar që nga Skënderbeu, Naim Frashëri, Ismail Qemali, Gjergj Fishta, Migjeni, Noli e deri tek të gjallët e pavdekshëm, që janë gurët e themeleve të identitetit tonë kombëtar. E bëjmë këtë gjë përditë me një zell të tillë sa të trondit pyetja "Pse dhe në emër të kujt, me çfarë çmimi dhe përfitimi, veç atij protagonizmit që zgjedhin Askushët për t'u ndjerë ca orë gjallë, njësoj si ca krimba që jetojnë vetëm 24 orë dhe në në këtë pak kohë anonimati të caktuar duhet që dikush të kthejë kokën dhe nga ata për të marrë pohimin se janë Gjallë.
Ndërkohë ne, ne të zakonshmit, të vegjlit, por edhe më të shumtit e përcaktuesit e opinionit kemi fajin e madh të indiferencës vrastare, që nuk e shumojmë të mirën në çdo rast, dhe e kundërta, të përçmojmë të keqen po në çdo rast, për të krijuar atë klimë që i duhet jetës së ndershme, për të krijuar një "normë," një ligjësi të pashkruar. 
Faleminderit TV Klan që zgjodhe të bësh një hap të bukur. Faleminderit Pandi Laço, Adi Hila, Bledar Laco! Faleminderit çdo njeriu që punoi në realizimin e këtij emisioni. Po ju falenderoj edhe në emër të Sandrit, i cili nuk do t'ua harronte këtë nder kurrë dhe do të gëzonte si një fëmijë i përkëdhelur deri në zemër. Bëjeni sa më shumë që ta meritoni emërtimin e lartë Televizion Kombëtar!

PETRIT RUKA

Tiranë, 26 nëntor 2017

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë ka që nuk shkon në këtë foto? Rama ‘masakrohet’ në internet për detajin ‘shokues’
»
Article Logic
Execution time: 0.0054240226745605
array(1) { ["section"]=> string(85) "nje-emision-dedikuar-aleksander-lalos-poeti-i-njohur-ka-nje-mesazh-per-tv-klan-100889" }