Një familje myslimane shkon në restorant, ajo që i vjen në faturë trondit një qytet të tërë (Foto)

Publikuar tek: bota, më 14:39 29-12-2015 Një familje myslimane shkon në restorant, ajo që i vjen në faturë trondit një qytet të tërë (Foto)

Një akt mirësie i rastësishëm nga një i panjohur ka bërë që një familje myslimane e cila po drekonte në një restorant të përjetojë një nga momentet më të lumtura të këtij viti.

Në 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjes, Eslam Mohamed dhe familja e tij vendosën të drekojnë në një restorant të “Olive Garden” në Georgia të SHBA-ve, por kur ai vendosi të paguajë, kamarierja erdhi me faturën e paguar nga një i panjohur ku shkruhej “E paguar. Gëzuar Krishtlindjen familje e bukur!”.

Eslam Mohamed e fotografoi faturën dhe e postoi në Facebook, duke marrë mbi 24 mijë shpërndarje. Ja si e tregon ai ngjarjen:

“Dje shkova  te Olive Garden për të drekuar me disa familje. Ne ishim një grup prej 7 të rriturish dhe 4 fëmijë. Gjithashtu në restorant e dinin se ne ishim arabë myslimanë për shkak të gjuhës dhe grave që mbanin shami në kokë.

Pasi mbaruam kërkuam faturën dhe kamarieria erdhi te ne me faturën në foto. Po, dikush pagoi për ne dhe shkroi këto fjalë të bukura në në faturë. Nuk mund ta shpjegoj se sa shumë ky veprim preku zemrat tona. Midis të gjithë gjërave të këqija që iu ndodhin myslimanëve dhe fjalimet e urrejtjes nga kandidatët për president të bëra së fundmi, ka ende dritë në errësirë, ka ende shpresë në zhgënjim. Gjithçka që mund të them është gëzuar Krishtlindjen dhe zoti e bekoftë zemrën tuaj të bukur”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028689861297607
array(1) { ["section"]=> string(101) "nje-familje-myslimane-shkon-ne-restorant-ajo-qe-i-vjen-ne-fature-trondit-nje-qytet-te-tere-foto-28794" }