Një film shqiptar për dashurinë dhe tragjedinë, shkrimtari i madh ka rolin më kyç

Publikuar tek: kulture-art, më 13:22 07-09-2017 Një film shqiptar për dashurinë dhe tragjedinë, shkrimtari i madh ka rolin më kyç

Së shpejti pritet të nisë puna për xhirimin e një filmi të ri shqiptar.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Kulturës, ku sqaron se së shpejti pritet të nisin xhirimet në Gjirokastër.

Bëhet fjalë për një film shqiptaro-rus ne realizimin e regjisorit të njohur, Aleksandër Sokurov, fitues i më shumë se 20 çmimeve ndërkombëtare.

Është një film që flet për dashurinë, kufijtë dhe tragjedinë e regjimit diktatorial që dhunoi familjet shqiptaro-ruse dhe tronditi dashurinë, jetën, ekzistencën.

Filmi do të realizohet me skenarin e shkruar nga shkrimtari i madh Ismail Kadare, një tjetër emër i njohur ndërkombëtarisht, që garanton suksesin e realizimit. Xhirimet pritet të nisin në muajin tetor 2017. Ky film mbështetet nga ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elona Agolli, vajza e Dritëroit publikon perlën: Para largimit...
Diaspora shqiptare në SHBA, Auron Tare tregon kush është nivicioti që hapi shkollën e parë shqipe në Nju Jork »
Article Logic
Execution time: 0.14589214324951
array(1) { ["section"]=> string(86) "nje-film-shqiptar-per-dashurine-dhe-tragjedine-shkrimtari-i-madh-ka-rolin-me-kyc-91480" }