Një gabim i mamasë në “Facebook”, mori jetën e së bijës

Publikuar tek: bota, më 22:26 21-08-2016 Një gabim i mamasë në “Facebook”, mori jetën e së bijës

Rrjetet sociale na ndihmojnë të komunikojmë me njerëzit, të njohim miq të rinj, por mund të na çojnë drejt gabimeve që shkatërrojnë jetën tonë. Kjo është nëna që shkatërroi jetën e saj dhe të së bijës.

Të gjithë duhet ta lexojnë këtë histori dhe të nxjerrin mësim prej saj, pasi lidhet ngushtësisht me mirëqenien e fëmijëve tanë.

Ju pranoni një kërkesë miqësie nga një njeri i panjohur, vetëm duke u nisur nga fotoja e tij e profilit. E pranoni dhe pastaj vazhdoni natyrshëm të përditshmen tuaj. Fëmija juaj rritet dhe ju postoni dhjetëra foto të tij/saj në “Facebook”. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kjo nënë.

“Çfarë dite”, apo “E pabesueshme si vogëlushja ime u rrit!”, shkruar bashkangjitur fotos, të cilës i shtoi dhe check in, emrin e shkollës dhe më pas e ngarkoi në “Facebook”. Kaq ka mjaftuar që miku i panjohur të shkaktojë pasoja të tmerrshme.

I huaji, i cili i ka ruajtur fotot e postuara, ua dërgon qindra njerëzve në mbarë botën me mbishkrimin “Gjak i ri, vajzë amerikane. Jo më shumë se 6 vjeç! Për vetëm 50000 dollarë”, shkruan Blitz.al.

Pak javë më vonë, kjo nënë shkon të marrë vajzën nga shkolla, por nuk e gjen më. E gjitha kjo nuk do të ndodhte nëse ajo nuk do kishte kryer atë gabim. Më mirë një “mik” më pak në “Facebook” sesa të përjetuarit e kësaj historie horror.

Mos e harroni kurrë këtë mesazh: Jini vigjilentë dhe ushqeni një dozë skepticizmi të shëndetshme. Refuzoni kërkesat e miqësisë nga të huajt dhe më e rëndësishmja… mos publikoni foto të fëmijëve. Pedofilët do i shfrytëzojnë ato. Kujdes, mbroni veten tuaj si dhe njerëzit tuaj të dashur. 

fb2.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1644070148468
array(1) { ["section"]=> string(58) "nje-gabim-i-mamase-ne-facebook-mori-jeten-e-se-bijes-50445" }