Një gjeneral jo vetëm për pushkë, por edhe për top

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:10 18-06-2016 Një gjeneral jo vetëm për pushkë, por edhe për top Gjeneral Jeronim Bazo duke mbajtur topin me kembe ne ndeshjen e djeshme mes FA te Shqiperise dhe te Kosoves

Kush e njeh Gjeneral Jeronim Bazon, do të kuptojë se kreu i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, është një ushtarak shumë sportiv. Këtë e shpreh kudo, në komunikimin me ushtarakët, zyrtarët, partnerët. 

Por asnjëherë më parë nuk e kemi parë Gjeneralin të hynte në një fushë futbolli dhe të mbante topin me këmbë.

E bëri ditën e djeshme, gjatë një ndeshjeje miqësore të ushtarakëve të Shqipërisë, me ushtarakët e Kosovës. Një aktivitet i pari i këtij lloji dhe që është konsideruar risi nga forcat e Armatosura. Dhe pse kemi një general që e mban më mirë topin, ndeshjen e futbollit, e fituan ushtarakët që kanë ardhur nga Kosova. Do me thënë, topi i Gjeneralit, s’i solli fat ushtarakëve të vet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12985610961914
array(1) { ["section"]=> string(55) "nje-gjeneral-jo-vetem-per-pushke-por-edhe-per-top-43898" }