Një grua shqiptare emigrante në Londër

Publikuar tek: kulture-art, më 10:59 29-05-2015 Një grua shqiptare emigrante në Londër Mirela Sula duke dhene interviste ne sfondin e revistes Global Women

Mirela do më falë se e lashë në një kohë të vonshme për të shkruar jo për vajzën shqiptare, por për organizatoren shqiptare. Madje, aksi Londër – Tiranë, këto muajt e fundit, për të është bërë si të jetë “i shtëpisë”. 

Këto ditë ishte në Tiranë, në një seminar me temë përdorjen e mendjes për të arritur suksesin. Në fakt, duket se e ka zbatuar vetë më së miri këtë gjë.

E kam fjalën për Mirela Sulën, gazetare, psikologe, por edhe shkrimtare, e cila në fillim të majit surprizoi me organizimin e konferencës në qendër të Londrës për gratë dhe vajzat emigrante.

Krejt pabesueshëm, në sallën e madhe të Hiltonit në qendër të Londrës, u gjenden mbi 1000 gra dhe vajza, që jetojnë e punojnë në Britani, dhe prej andej kanë një histori të gjerë suksesi.

Gati e pabesueshme sesi një vajzë nga Shqipëria, një nënë e cila e ka zhvendosur jetën e saj në metropolin londinez, arriti të mbledhë në një konferencë për gratë emigrante, emrat nga më të shquarit e realitetit atje.

Po në fakt, si arriti Mirela Sula nga një gazetare dhe shkrimtare në Tiranë, të zhvendosej në Londër për të jetuar atje, për të vazhduar studimet, e pse jo, të aplikojë edhe projekte me Emigrant Ëomen, që është edhe fusha e saj.

“Ka qenë shumë e vështirë në fillim. Kisha djalin me vete. Shkollën duhet ta ndiqja. Londra një qytet që duhet vrapuar për ta kapur. U mundova fillimisht me projektin për gratë shqiptare emigrante. Dalëngadalë me njohjet që krijova, zbulova më shumë se një fushë e paprekur në një qytet që zhvillohen me mijëra seminare në ditë, ishte pikërisht ajo e grave emigrante. Dhe fillova kështu të ideoja këtë projekt, që e realizova për dy muaj”.

Mendoj se do ta shoh Mirelën majë takave, meqënëse ajo është organizatorja dhe kryesorja që do menaxhojë konferencën në sallën e mbushur plot e përplot me gra. Por jo. E gjej me të sheshta, herë duke u marrë me posterat se ku duhet të vendosen; herë duke u marrë me barin për të parë nëse kafetë e mëngjesit janë gati; kthehet nga ana tjetër për të takuar të ftuarat që po i vijnë; shpesh duke i folur stafit vullnetar që e ndihmon për konferencën; diku tjetër flet me personelin e fonisë dhe deri tek rregullimi i grave dhe vajzave në tavolinën kryesore….

Po si arrite Mirela ta bësh një gjë të tillë?

“Duhej patjetër. Ishte një ide e imja e hershme. Tre ditë para konferencës edhe prenotimet nuk ishin ato që duheshin. E kur erdhi puna, fillova të shpërndaj sa më shumë njoftime në rrjetet sociale. Njëra prej tyre, duhet të ketë rënë në vëmendjen e televizioneve këtu, dhe menjëherë mora një telefonate: ju presim nesër në emisionin e mëgjesit në London Today…Wauuu mendova. KJo ishte një histori e pabesueshme. Dola në televizion, dhashë atë intervistë dhe direkt pas saj, shpërthyen prenotimet për pjesmarrjen në konferencë”.

E thënë kështu nga Mirela në fakt, duket e thjeshtë. Por nuk është dhe aq sa duket. Janë orë e orë të tëra pune. Mamaja e Rita Orës vjen dhe përshëndet konferencën. Vëmendja drejtohet aty. Më pas një grua emigrante biznesmene gazetare tregon eksperiencën e vet; një zonjë nga Afganistani e integruar në Londër flet për perspektivën e këtyre grave dhe vajzave që jetojnë me shami në këtë qytet, për realitetin e vendeve nga vijnë; një këngëtare nga Izraeli përshëndet konferencën dhe e ardhur enkas për këtë event, dhe në mes të gjithçkaje, qëndron vajza shqiptare.

Kur e pyeta ambasadorin Mal Berisha se cila ishte përshtypja e tij si diplomat për këtë organizim më thotë: Anila, është shumë e vështirë të realizosh të tilla konferenca në Londër. Bravo i qoftë Mirelës për organizimin.

E mandej kur e pyes Mirelën se si do t’ia bëj të kthehet mbrapsh në Shqipëri, me vetëdije të thotë: Unë jam një grua emigrante shqiptare e suksesshme në Londër. Good Job, Mirela!

A.Basha

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Business Insider: Berati në listën e 16 destinacioneve të pazbuluara turistike
Shqipëri-Itali bashkëpunim për mbrojtjen e monumenteve të kulturës »
Article Logic
Execution time: 0.017970085144043
array(1) { ["section"]=> string(44) "nje-grua-shqiptare-emigrante-ne-londer-12220" }