Një histori që nuk e dinim, kompania britanike me transoqeanikët luksozë përfaqësohej 100 vjet më parë në qytetet shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 10:18 01-09-2016 Një histori që nuk e dinim, kompania britanike me transoqeanikët luksozë përfaqësohej 100 vjet më parë në qytetet shqiptare

“Këtë copëz histori ma do mendja se nuk e dini”, shkruan me të drejtë Auron Tare i Agjencisë Kombëtare të bregdetit duke na zbuluar një episod të hershëm që me të vërtetë për shumë prej nesh, deri tani ishte i panjohur.

Tare rrëfen se më datë 23 të gushtit që lamë pas në ujrat shqiptare u ankorua anija gjigante 'Queen Victoria" e Kompanisë së famshem britanike Cunard.

"Queen Victoria" një transoqeanik luksoz erdhi si rrjedhim i vizitës së parë dhe shumë të suskseshme vitin e kaluar të 'Queen Elizabeth" një anije super e famshme e njohur ndër shqiptare si anija ku Mehmet Shehu në menyrë të fshehte takoi Titon dhe Randolph Curcillin gjatë rruges së tij në Kombet e Bashkuara”, shkruan më tej drejtori Tare.

“ Unë personalisht dija se kompania Cunard megjithëse operon mbi 100 vjet në dete dhe oqeane nuk kishte shkelur kurrë në Shqiperi duke qenë një emër i panjohur ndër shqipetaret. Por në arkivin tim personal me doli edhe një reklamë e dikurshme e viteve 1920 ku Cunard jo vetëm njihej mirë nga shqiptarët por ka pasur disa përfaqësonjes që prisnin biletat për të gjithë ata që udhetonin në Amerikën e largët me firmën Cunard. E jo vetëm kaq po imagjinoni se këtu e 100 vjet të shkuara ky emër i famshem i detrave dhe oqeaneve përfaqesohej në Bilisht apo në Erseken e largët, qytete që sot nuk ma do mendja se e dini këtë copëz historie të tyre”, zbulon Tare.

aur2.jpg

aur1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Drejtorja e re Zana Çela sfidon parardhësin Ilir Kerni dhe rrëfen për herë të parë ç'do bëjë në krye të TKOB (FJALA E PLOTË)
Mbretëria Shqiptare, si trashëgimi kulturore »
Article Logic
Execution time: 0.024270057678223
array(1) { ["section"]=> string(128) "nje-histori-qe-nuk-e-dinim-kompania-britanike-me-transoqeaniket-luksoze-perfaqesohej-100-vjet-me-pare-ne-qytetet-shqiptare-51524" }