“Një humbje me dinjitet është madhështore”

Publikuar tek: sport, më 07:53 12-06-2016 “Një humbje me dinjitet është madhështore”

Akademiku Artan Fuga ka komentuar shkurt paraqitjen e futbollistëve të kombëtares shqiptare në ndeshjen e parë të Kampionatit Europian në Francë. Pavarësisht rezultatit jo pozitiv, Fuga shprehet se “një humbje me dinjitet është madhështore”.

Artan Fuga në Facebook:

10 shqiptarë dinjitozë në shesh para gjithë Europës. Bravo.

Trima dhe të mençur.

Dinë ta bëjnë mirë punën që kanë marrë përsipër.

Të merr malli të shohësh dikë që bën punën mirë dhe nuk bën llogje gjithë ditën.

Pse shqiptari jashtë di të shkëlqejë dhe këtu brenda zgërlaqet në limonti?

Nuk di çfarë u jep shteti atyre si mbështetje materiale.

Berisha një gjigand.

Rezultati pa pikë vlere.

Një humbje me dinjitet është madhështore. Më mirë se një fitore mendjefyell.

Shqiptarët e Zvicrës, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë në një skuadër sigurisht e fitojnë kupën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Euro 2016 / UEFA dënon Rusinë
Policia shqiptare e pranishme në Francë, jo si spektatorë por në detyrë (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.017242908477783
array(1) { ["section"]=> string(46) "nje-humbje-me-dinjitet-eshte-madheshtore-43241" }