Një katolike mëson myslimanët sesi të përdorin shqip fjalën Fitër

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:05 17-07-2015 Një katolike mëson myslimanët sesi të përdorin shqip fjalën Fitër Foto ilustruese

Një besimtare katolike u ka shpjeguar atyre që sot festojnë Fitër Bajramin, mënyrën se si duhet përdorur kjo fjalë duke konstatuar se përdorimi në versionin “Fiter” nuk është i drejtë.

“Shoh që e quajnë gjithkund Fiter Bajram. Më bën përshtypje kjo fjala e re Fiter. Është njëlloj si unë ta quaja Pashkën: Pascha ose Pasqua. Dhe jo me përshtatjen në shqip që i dha tradita kulturore e bashkësisë sime shqipfolëse: Pashkë e madje Pashkët (në shumës). Në shqip këtë festë e kemi quajtur Vitër e jo Fiter”, sqaron besimtarja katolike duke kujtuar edhe një bisedë të saj me gjyshen lidhur pikërisht me festën e Bajramit.

“Madje nga gjyshja ime kam pasë dëgju edhe një proverbë që lidhej me emrin e kësaj feste: kur dikush i kthente një borxh apo kusur me lekë të vogla (10 lekesha, 30 lekësha), ajo thonte: M'i ke dhonë këto lekë si PARE VITRI. E pata pyetë c'don të thotë, e m'qe përgjigjë që për festën e Bajramit (si kjo sotmja) e kemi për detyrë morale me çu grurë ose pare të holla te të vobektit (të varfrit). E kështu në fund të ditës së festës, këtij të vobektit i mblidhej një sasi ndihmash edhe në lekë, po ngaqë sekushi kish dhënë nga pak, shuma ishte në të shkoqura (siç thonë korçarët), apo në pare Vitri, siç i quajnë tironcit. Gëzuar pra VITËR BAJRAMIN, në emër të traditës sonë shqip!”, përmbyll besimtarja e krishterë shpjegimin e saj për besimtarët myslimanë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037911891937256
array(1) { ["section"]=> string(71) "nje-katolike-meson-myslimanet-sesi-te-perdorin-shqip-fjalen-fiter-16395" }