Një këndvështrim ndryshe mbi fushatën ndaj Spitalit Amerikan pas tragjedisë

Publikuar tek: analiza-komente, më 10:44 02-08-2016 Një këndvështrim ndryshe mbi fushatën ndaj Spitalit Amerikan pas tragjedisë

Nga Alfred Aga, Kirurg në Spitalin Amerikan

Për miqtë, pacientët dhe gjithë të interesuarit që duan të kene një tjetër këndveshtrim mbi fushatën e fundit denigruese pas një episodi fatal që ndodhi në Insitucionit në të cilin punoj prej më shumë se 4 vitesh në Shqipëri.

Rasti tragjik ndodhi dhe ngushellimet më të sinqerta janë për familjaret e viktimave. Nëse spitali Amerikan ka përgjegjësi per sistemin e fikjes së zjarrit këtë duhet ta verifikojnë organet kompetente dhe të marrin masat nëse ka fajtorë. Ekspertët zjarrfikës në fb dhe pas tastierës janë të lutur ta c'fryjnë dufin e tyre për të shuar zjarrin e brendshëm dhe mllefin që i ka kapur pas kësaj ngjarje, pasi një pjesë duket se janë entuziazmuar së tepërmi për këtë fatkeqësi.

Ndjej detyrim të bej këtë sqarim për të mbrojtur mundin dhe punën tonë shembullore dhe avanagard në mjeksinë shqiptare, pasi persona pa pikën e profesionalizmit gazetaresk dalin me tituj bombastik si "spitali i vdekjes", "spitali e coi në buzë të vdekjes" etj, etj, duke hedhur baltë e përgjithësuar mundin e një stafi prej më shumë se 800 vetësh që punojnë në spital.

Për sa i perket padive, normal që cdo spital në botë ka me qindra të tilla, kjo si për shkak të gabimeve mjekësore të personelit por më shumë si shkak i fushatave mashtruese që bëjnë zyra të ndryshme avokatie ku premtojnë fitime kolosale ndaj pacienteve të "keqtrajtuar" edhe nëse nuk kanë mundesi të paguajnë shpenzimet e avokatëve. Kjo lloj klime dhe fushata e orkestruar me mjeshtëri, ka bërë që Italia psh. të aprovoj para 2 muajsh një ligj që e bën të vështirë të paditesh doktorët pa prova të qarta, pasi u shfaq problemi që rastet e veshtira nuk i operonte më asnjë doktor (mjekesi difensive). Ka ndodhur që pasi doktorë të akuzuar padrejtësisht kanë dalë të pafajshëm dhe kanë hedhur në gjyq pacientët që i akuzonin duke ju kërkuar mjekët dëmshpërblim për dëmtim të imazhit, kjo në Shqipëri nuk ka filluar akoma por shumë shpejt do të kemi edhe raste të tilla.

Ju siguroj që në SA vijnë rastet më ekstreme të cilat refuzohen apo janë keqtrajtuar në spitale të tjera si brenda dhe jashtë vendit (mund te dikutojmë gjatë nëse duhet apo nuk duhet ti marri persiper nje spital privat raste te tilla), por dëshira për ti ndihmuar këto njerez që nuk kanë më alternativë tjetër pos vdekjes dhe sjellja e eksperiencës apo teknikave bashkëkohore nga kolegë që kanë studiuar jashtë bëjnë që ne, duke treguar qartë rreziqet dhe shancet per kurim sebashku me pacientin ti marrim persiper keto raste. Ne shume prej tyre ja kemi dale t’i kurojmë apo ti përmirësojmë cilësinë e jetës pacientëve, në disa raste nuk ja kemi arritur por kjo nuk na bën kriminel.

A kemi ne si mjeke dhe personel gabime dhe kusure?! Normal qe kemi sa te duash por ju siguroj qe mundohemi gjithmone te bejme me te miren dhe kete mund ta vertetojne me qindra paciente. Ne spital trajtohen me mijera njerez dhe disa raste te supozuara, disa te verteta te plota apo te pjesshme te konsideurara si "malpractice" nuk mund te nxijne imazhin dhe punen tone.

Shkrimi i nje artikulli pa marre edhe opinionin e pales tjeter, pa ditur detajet reale te cilat shume here bejne diferencen ne krijimin e opinionit publik ndaj nje fatkeqesie qe i ka ndodhur dikujt, jane vetem se tendencioze dhe dashakeqese. Kjo nuk behet kursesi per hire te thenies se te vertetes por ose gjobvenie ose per baltosje te punes se tjetrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026401042938232
array(1) { ["section"]=> string(81) "nje-kendveshtrim-ndryshe-mbi-fushaten-ndaj-spitalit-amerikan-pas-tragjedise-48466" }