Një lajm i keq për Barcelonën

Publikuar tek: sport, më 20:01 13-05-2015 Një lajm i keq për Barcelonën

Një gjykatë në Spanjë ka kërkuar gjyq ndaj Barcelonës me pretendimin se ka mashtruar për të shmangur taksat.

Ekipi bleu brazilianin Neymar në vitin 2013 për 57 milionë euro, por në fakt sipas gjykatës në Madrid, shuma që ka paguar besohet të jetë më e madhe.

Presidenti aktual dhe ish-presidneti kanë 10 ditë kohë për t’iu përgjigjur gjykatës. Barcelona dhe ish-presidenti, Sandro Rosell, më parë e kanë mohuar një gjë të tillë.

Ndërsa, presidenti aktual, Josep Maria Bartomeu është shprehur se zbulimet janë të hapura për interpretim.

Klubi thotë se, ka paguar 57 milionë euro për 23-vjeçarin Neymar për ta transferuar nga ekipi brazilian, Santos dhe prinndërit e tij kanë marrë 45 milionë euro.

Por, hetuesit thonë se është bërë një pagesë më e madhe dhe që shkon në 83 milionë euro. Si rezultat i fshehjes së kësaj, ekipi ka shmangur një taksë prej 13 milionë euro.

Nëse, Barcelona shpallet fajtore, ekipi rrezikon një gjobë deri në 22 milionë euro.

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus kërkon pushime gjatë ndeshjes, shkak vapa e madhe
Bie Reali, Juventus shkon në finale »
Article Logic
Execution time: 0.022373914718628
array(1) { ["section"]=> string(35) "nje-lajm-i-keq-per-barcelonen-11093" }