“Një lajm i mirë për ekonominë shqiptare”, Ekonomi: Rritet besimi i bizneseve

Publikuar tek: ekonomi, më 20:01 14-10-2016 “Një lajm i mirë për ekonominë shqiptare”, Ekonomi: Rritet besimi i bizneseve

Pas bërjes publike të rezultateve të Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit për Tremujorin e tretë 2016, sipas të cilit Treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 8.5 pikë, ministrja Milva Ekonomi shprehet tejet optimimiste për të ardhmen e ekonomisë dhe rritjen e besimit tek bizneset.

 Sipas BSH-së, edhe dy balancat e tjera situata e përgjithshme ekonomike e pritur në vend dhe situata financiare e pritur e familjes, shënuan rritje të lehta.

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi komenton raportin duke e konsideruar rritjen e besimit të biznesit një tjetër lajm i mirë për ekonominë shqiptare.

“Një tjetër lajm i mirë për ekonominë shqiptare. Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 8.5 % tremujorin e tretë 2016 krahasuar me tremujorin e dytë të 2016. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë:  TBT u rrit me 14.2 %  T3 krahasuar me T2. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë  rritje prej rreth 8.6 %  gjatë T3 të vitit 2016 dhe qëndron 12.2 % mbi mesataren historike. Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit rezultoi 11.2 %  më i lartë se tremujorin e mëparshëm. Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve:  u rrit me 3.7 %  krahasuar me tremujorin e mëparshëm”, shkruan Ekonomi në rrjete sociale duke treguar të dhënat optimiste për ekonominë shqiptare.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03168511390686
array(1) { ["section"]=> string(79) "nje-lajm-i-mire-per-ekonomine-shqiptare-ekonomi-rritet-besimi-i-bizneseve-56219" }