Një lajm i mirë për shqiptarinë, Kalaja e Ulqinit së shpejti në listën botërore të UNESCO

Publikuar tek: kulture-art, më 16:12 22-06-2017 Një lajm i mirë për shqiptarinë, Kalaja e Ulqinit së shpejti në listën botërore të UNESCO

Travel and Leisure, një blog që merret me trashëgiminë dhe me këshilla si të udhëtohet e ku të kalohet koha e lirë, e ka futur edhe Kalanë e Ulqinit në këtë listë të vendeve që do të mund të futeshin nën mbrojtjen e UNESCO-s, Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Shkencë, Kulturë dhe Edukim.

35 monumente, objekte e ndërtesa kulturore janë në këtë listë, përfshirë këtu edhe Kalanë e Ulqinit. Me datë 2 korrik do të jetë mbledhja e radhës e UNESCO ku do të vendoset mbi 35 objektet dhe ku përfaqësuesit nga 21 shtete të botës do të votojnë për anëtarësimin e tyre ose jo në këtë organizatë.

Deri tani 1052 vende në mbarë botën janë pjesë e listës së UNESCO-s. Qyteti historik i Ahmadabad në Indi, Katedralja e Naumbug në Gjermani, ishulli Kulangsu në Kinë, qyteti Hebron Al Khalil në Palestinë janë në mesin e listës që propozohet nga Travel and Leisure.

Kalaja e Ulqinit futet në mesin e të tjera monumenteve e objekteve dhe trashëgimisë së ndërtuar nga venecianët, që fillon nga Italia e deri në Kroaci e Mal të Zi.

Gjurmët më të hershme të kalasë i takojnë periudhës parahistorike, kur Ulqini i përkiste ilirëve, popull me origjinë indo-evropiane. Qyteti i vjetër Ulqinit u themelua në shekullin V p.e.s. nga kolhët, të cilët e kanë quajtur fillimisht Kolihinium.

Pjesa më e madhe e mureve të qytetit, si nga deti, ashtu dhe në shkala i takojnë periudhës veneciane, së bashku me një lloj kulle burgu, të quajtur "Kulla e Balshajve".//KultPlus//

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet dokumenti që provon krijimin e bandës së parë muzikore shqiptare
Hap dyert edicioni i dytë i Festivalit Ndërkomëbetar i Jazz-it dhe Verës »
Article Logic
Execution time: 0.37483310699463
array(1) { ["section"]=> string(94) "nje-lajm-i-mire-per-shqiptarine-kalaja-e-ulqinit-se-shpejti-ne-listen-boterore-te-unesco-83447" }