Pas pak ditësh në Panairin e librit në Tiranë, në stendën e botuesit “Onufri” vjen mes shumë botiesh edhe libri i Gjovalin Gjadrit “Letra grues seme të vdekun”.
Botimi origjinal i veprës është në gjermanisht dhe ka dalë prej shtypshkronjës “Gutenberg” në vitin 1943 në Tiranë.
Gjovalin Gjadri (1898-1974), inxhinier shkodran i shkolluar në Vjenë ia kushtonte këtë libër grues së tij të vdekur në moshë të re, bijës së Abdi bej Toptanit.
Për gjuhën e pasur, ndjenjat e thella, analizat filozofike dhe tragjizmin që mbart, ky libër vjen në gegnisht , ndër veprat me spesor të thellë filozofik të letërsisë sonë.