Një Libër më shumë për Preshevën”, tejkalohet objektivi minimal, nisma shtrihet nëpër shkolla

Publikuar tek: kulture-art, më 11:39 12-02-2018 Një Libër më shumë për Preshevën”, tejkalohet objektivi minimal, nisma shtrihet nëpër shkolla

Nisma “Një Libër më shumë për Preshevën”, e ndërmarrë nga një grup studentësh, ka tejkaluar objektivin e saj minimal brenda një harku të shkurtër kohor.

Në një kohë që ende nuk është mbushur një muaj nga nisja e fushatës, grupi nismëtar i këtij projekti bëri të ditur se deri më tani janë grumbulluar mbi 1 mijë libra kulturor-artistikë në shqip, çka ishte edhe kufiri i objektivit të vendosur që në fillim të kësaj nisme nga studentët e masterit shkencor “Marrëdhënie me Publikun”, në Kolegjin Universitar “Bedër”.

“Pavarësisht se objektivi fillestar i fushatës, e cila duhet të mbyllet me një aktivitet në Preshevë në fillim të muajit mars, tashmë është tejkaluar, ky sukses na ka ndihmuar të shohim drejt dimensioneve të reja për t’a shtrirë mesazhin e kësaj nisme studentore edhe më shumë”, u shpreh drejtuesja e fushatës Arjola Buzi, e cila konfirmoi se falë mbështetjes personale të Zv. Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shpati Kolgega ka nisur tashmë prezantimi i nismës edhe tek institucionet arsimore në vend, sidomos në Tiranë.

Nismës “Një Libër më shumë për Preshevën” i janë bashkuar personazhe të rëndësishme të jetës publike në Shqipëri dhe jashtë trojeve, ndërsa individë, shtëpi botuese dhe biznese kanë ndihmuar grupin e studentëve që të mbledhin një numër të konsiderueshëm librash, mjetesh mësimore dhe shuma monetare, në ndihmë të fëmijëve dhe mësuesve shqiptarë në Luginën e Presheës, teksa bibliotekat e shkollave në këto zona kanë mangësi të theksuara të teksteve shqip.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stili unik i Mirela Nurçes mbërrin në New York, stilistja shqiptare prezanton koleksionin e ri couture
“Askush nuk e çau trapin për ta", s’duron më Bujar Asqeriu: Artisti jeton në 50 m katrorë, qeveritarët me vila 5 mln EURO (VIDEO E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.0045030117034912
array(1) { ["section"]=> string(97) "nje-liber-me-shume-per-presheven-tejkalohet-objektivi-minimal-nisma-shtrihet-neper-shkolla-109985" }