Një mbrëmje me valle shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 10:58 24-02-2015 Një mbrëmje me valle shqiptare

Një mbrëmjë me valle nga krahina të ndryshme të Shqiperisë do të shfaqet më 25 shkurt ora 19:00 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nga Ansambli Popullor.

Shfaqja titullohet “Rrënjët” dhe i dedikohet koreografit shqiptar Angelin Preljocaj dhe është në drejtimin artistik të Sulejman Baltëzës. Kolazhi i valleve të Tiranës është  i ndërtuar mbi koreografinë e valleve qytetare nga Agron Aliaj, Fehmi Shaqiri dhe Besim Jazexhiu.

Gjithashtu  një duet koreografik me muzikë nga motivet popullore të jugut nga Panajot Kanaçi, Vallja myzeqare e djemve me koreografi të mjeshtrit Aliaj, kolazh vallesh çame, cigane, rome, valle të veriut janë disa nga elementët e shfaqjes.

Gjjatë mbrëmjes do të jenë të pranishëm edhe të ftuarit si Kastriot Tusha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kënga “Diell” nuk do shkojë në Eurovizion, Elhaida Dani ende në garë
Filmi "Skenderbeu" në kinemanë italiane »
Article Logic
Execution time: 0.15860486030579
array(1) { ["section"]=> string(35) "nje-mbremje-me-valle-shqiptare-4281" }