Një monument kulture i kategorisë së parë gjendet nën ujë. Por edhe sa kohë do rezistojë kjo Xhami?

Publikuar tek: kulture-art, më 10:32 09-11-2016 Një monument kulture i kategorisë së parë gjendet nën ujë. Por edhe sa kohë do rezistojë kjo Xhami? Xhamia e Plumbit nen uje (Foto nga Shkodra)

Një monument kulture i Kategorisë së Parë gjendet nën ujë. Nuk është hera e parë. Madje duhet thënë se është një xhami e fortë për sa kohë që, sa herë vijnë ujrat, ajo qëndron në këmbë.

Bëhet fjalë për Xhaminë e Plumbit në Shkodër, e cila që nga dita e djeshme është nën ujë. Si vit ndërtimi për të njihet ai i 1773, raporton newsbomb.al.

Ajo çka është për t'u shënuar mbi jetën e kësaj xhamie, krahas asaj se ky institucion i rrallë kulti tipik i stilit turko-arab është tregues i një stadi të lartë mirëqënieje të lagjes së vjetër Tabake në gjysmën e dytë të shekullit të 18 dhe gjatë shekullit të kaluar, është historia e dhimbshme e kubeve prej plumbi, të cilat, më se një herë u bënë objekte vjedhjesh e grabitjesh.

Në përmbytjen e parë të saj në 2013, ishte Imami I kësaj xhamie që e konsideroi turp për Ministrinë e Kulturës që nuk merr masa për ruajtjen e këtij objekti monument kulture. Imami tha se Xhamia nuk mund tu rezistojë përmbytjeve të herëpashershme, raporton newsbomb.al. Por ja që ndodh që xhamia edhe këtë herë u përmbyt. 

xhamia plumbi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja vogëlushja dhe kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion
Mjeshtri që zbukuron qytetet e Shqipërisë me dalta e skulptura sot mbush 80 vjeç (VEPRAT E MUNTAZ DHRAMIT) »
Article Logic
Execution time: 0.018152952194214
array(1) { ["section"]=> string(103) "nje-monument-kulture-i-kategorise-se-pare-gjendet-nen-uje-por-edhe-sa-kohe-do-rezistoje-kjo-xhami-58933" }