Një mundësi origjinale për punë, të bëhesh Ambasador i Kamzës në BE

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:32 19-01-2016 Një mundësi origjinale për punë, të bëhesh Ambasador i Kamzës në BE Xhelal Mziu, kryebashkiaku i Kamzës

Je i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare dhe je njohës i mirë i një prej gjuhëve të vendeve të BE-së? Atëherë ke mundësinë e artë për t’u bërë ambasador… i Kamzës.

Është pikërisht kjo puna “origjinale” e ofruar nga Bashkia e Kamëz për personat e motivuar që jetojnë jashtë dhe kanë përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Detyra kryesore e këtyre ambasadorëve do të jetë ‘binjakëzimi’ dhe promovimi i Kamzës në qytete të ndryshme të BE-së.

Gjithashtu, ambasadorët mund të kujdesen për organizimin e vizitave zyrtare dhe lehtësimin e procedurave administrative për studentë, biznesmenë etj.

Për të fituar këtë pune duhet të nxitoni, pasi vendet janë të limituara.

Deklarata e Bashkisë Kamëz:

Një ofertë “pune” origjinale: të bëhesh "Ambasador" i Kamzës në një nga qytetet e Bashkimit Evropian.

Bashkia e Kamzës kërkon persona të motivuar që jetojnë jashtë dhe janë njohës shumë të mirë të anglishtes, italishtes, frëngjishtes ose gjermanishtes. Ne jemi të interesuar për persona me përvojë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe me aftësi në promovimin e qytetit.

Duke filluar nga dhjetori i këtij viti, Bashkia e Kamzës do të kërkojë tre “Ambasadorë” që ta përfaqësojnë në qytete të ndryshme të BE-së dhe të ndihmojnë me promovimin e vlerave dhe traditave dhe mbi të gjitha të promovojnë mundësitë për investime në Kamëz.

Misioni i tyre do të jetë të nxisë binjakëzimet, të lehtësojë dhe të diversifikojë tregtinë ndërmjet këtyre qyteteve, të realizojë shkëmbimet mes institucioneve të Kamzës me ato të qytetit binjak. Ambasadorët e Kamzës do të mbështesin eksportin e produkteve vendase drejt tregjeve të huaja, si dhe do të jenë të angazhuar për një periudhë dyvjeçare mbi baza vullnetare.

Ambasadorët mund të kujdesen për organizimin e vizitave zyrtare dhe lehtësimin e procedurave administrative për studentë, biznesmenë etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025908946990967
array(1) { ["section"]=> string(72) "nje-mundesi-origjinale-per-pune-te-behesh-ambasador-i-kamzes-ne-be-30425" }