Një muze arkeologjik në themelet e pallatit të Lulishte “1 Maji”, Frashëri atakon Forumin e Trashëgimnisë

Publikuar tek: kulture-art, më 08:45 22-07-2016 Një muze arkeologjik në themelet e pallatit të Lulishte “1 Maji”, Frashëri atakon Forumin e Trashëgimnisë

Një projekt i shumë debatuar në të gjithë opinion publik finalizohet si shembull i parë me ndërtimin e një muzeu,  në shërbim të qytetarëve durrsakë, turistëve dhe të gjithë të apasionuarve pas arkeologjisë. Bëhet fjalë për “Lulishten 1 Maj” në Durrës, ku investitori privat ruajti dhe solli si asnjëherë më parë, një muze të vizitueshëm për publikun, në themelet e pallatit.

Në finalizim të këtij projekti  të interesuarit do të kenë mundësi të shikojnë sajtin  ku janë ruajtur  kryqëzimi i  rrugëve të   shtruara me gurë dhe anësuar me portikë, trotuare nën portikët, kanale shkarkimi ujërash në të dyja anët e rrugëve,   një zbulim i rrallë i periudhës iliro-helene-romake-bizantine. Ministria e Kulturës i kërkoi fillimisht investitorit një ekip arkeologësh të kryeshin punimet arkeologjike në zbatim të Rregullores së Arkeologjisë së Shpëtimit në Republikën e Shqipërisë. Gërmimet dhe konservimet arkeologjike dhe restaurimet e mozaikëve u kryen në vitin 2010 nën drejtimin e profesor Gjergj Frashërit me një numër arkeologësh dhe arkitektësh të tij duke punuar me intensitet 12 orë në ditë, të cilët u paguan nga investitori privat.  Mbas kësaj pune, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë pranë Ministrisë së Kulturës nxorri vendimin për dakortësinë e ndërtimit, duke kërkuar nga investitori që të ruhej bërthama nëntokësore e sitit arkeologjik.

“Investitori kërkoi  të ndërtojë në Zonën Arkeologjike B në Durrës,  ku lejohet të ndërtohet, por sipas rregullores Europiane,  ai duhet të përballojë financiarisht të gjitha për shpenzimet gërmimin arkeologjik, për konservimet e nevojshme dhe për katalogizimin dhe arkivimin e gjetjeve arkeologjike. Investitori i pranoi këto kushte. Atëhere siç e parashikon rregullorja, gërmimi u krye nga një shoqëri e specializuar private. Por gjithçka u koordinua, organizua dhe kontrollua nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë pranë Ministrisë së Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe  Drejtoria Rajonale e Kulturës Durrës. Këta  3 komponentë shtetërorë koordinojnë , organizojnë dhe marrin vendime mbi fatin e substancës dhe gjetjeve arkeologjike që dalin nga gërmimi” thotë profesor Frashëri për GSH.

Ai nuk ngurron të atakojë edhe anëtarë të Forumit të Trashëgimnisë kulturore, me të cilët ka pasur një debat të gjatë përsa I përket ndërtimit në zonë arkeologjike. “Me siguri pyetja që bëni me dyshim, ka të bëjë me efektet që mjerisht kanë lënë jo pak llafazanë vite me radhë mbi këtë temë , të cilët hiqen si kompetentë të trashëgimisë kulturore, por në të vërtetë kanë për qëllim të shkatërrojnë punën profesionale, që ata vetë nuk e kanë bërë deri më sot, sepse nuk e bëjnë dot. Për rastin konkret unë them që është bërë maksimumi. Profesionistët që kuptojnë nga konservimi arkeologjik dhe që marrin parasysh gjendjen e mjerueshme të shtetit tonë në të gjitha aspektet, duhet të vlerësojnë punën e investitorit privat, i cili si rast i veçantë iu përgjigj me ndjenjë atdhetarie jo vetëm kërkesave financiare të gërmimit, të dokumentimit, të konservimit arkeologjik, por pranoi të sakrifikonte të gjitha hapësirat e garazheve në themelet e ndërtesës së tij, për hir të një muzeu.  E gjitha është bërë  pa asnjë mbështetje nga shteti, por vetëm me të ardhurat e financimet e tij. Besoj, se shumë segmente të shtetit do të befasohen se si është ruajtur ky sajt” thotë ai.

muze1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministria humbet gjyqin për Kalanë e Lezhës, skandalizohet Mirela Kumbaro: Nuk ka asnjë justifikim
Lajm i bukur, Dua Lipa në Tiranë më 10 gusht »
Article Logic
Execution time: 0.023415803909302
array(1) { ["section"]=> string(108) "nje-muze-arkeologjik-ne-themelet-e-pallatit-te-lulishte-1-maji-frasheri-atakon-forumin-e-trashegimnise-47397" }