Një ndër vallet më mahnitëse, njihuni me të pathënat për Osman Takën: Si e shpëtoi kërcimi nga ekzekutimi

Publikuar tek: kulture-art, më 13:19 04-08-2018 Një ndër vallet më mahnitëse, njihuni me të pathënat për Osman Takën: Si e shpëtoi kërcimi nga ekzekutimi Vallja e Osman Takës

A e keni parë vallen e Osman Takës? Kjo valle është bërë shumë popullore edhe në ditët e sotme, ndërkohë që protagonisti Osman Taka dhe historia e tij, është kthyer në një legjendë, duke kaluar në të gjitha gjeneratat.

Osman Taka ka qenë një person real, që jetonte në Konispol, në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe i përkiste komunitetit çam dhe ishte luftëtar kundër perandorisë osmane në vitet 1848-1887. Osman Taka u arrestua në atë kohë dhe u dërgua për ekzekutim përpara valiut të Janinës. Përpara ekzekutimit iu kërkua të shprehte dëshirën e fundit. Dhe dëshira e fundit e Osman Takës ishte të kërcente.

Ishte me disa shokë të tjerë dhe u kërkoi atyre të kërcenin bashkë. Ishte një valle e shkurtër, por kaq intensive dhe prekëse, me krenari dhe melankoli, e fuqishme dhe plot hijeshi, që i la të gjithë pa fjalë. Ishte gruaja e Valiut që theu heshtjen e para, dhe protestoi që një kërcimtar kaq i mirë të ekzekutohej. Kështu, Valiu, që si gjithë të tjerët admiroi kërcimin siç nuk kishte bërë më parë, deklaroi publikisht që ky burrë i ri, duhet të jetonte që të vazhdonte të kërcente, në këtë mënyrë, me këto hapa që nuk i kishte bërë kurrë më parë.

Me fuqinë që kishte ai anuloi dënimin dhe dërgoi të gjallë Osman Takën së bashku me shokët e tij në Konispol.

Vallja e Osman Takës është shumë popullore dhe sot dhe zgjat 3 minuta.

Gjatë kërcimit protagonist, që mbështetet në dorën e njërit prej kërcimtarëve të tjerë, gjunjëzohet dhe ngadalë kthehet mbrapsh, derisa të prekë tokën me fillimin e qafës, duke ngritur gjoksin lart. Në atë gjoks, një tjetër balerin, hedh këmbën dhe ngrihet me gjithë peshën e tij. Por këtu, kur duket se gjithcka ka mbaruar, një tjetër balerin bën të njëjtën gjë. Eshtë një valle mahnitëse, një trashëgimi e jashtëzakonshme dhe e paprekshme për shqiptarët.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bardhyli: Si e shpëtoi pikturën e Maks Velos nga djegia Ismail Kadare
'Shëmtia’ e qytetit, artisti grek bën që pallati i komunizmit të shihet me admirim »
Article Logic
Execution time: 0.022357940673828
array(1) { ["section"]=> string(110) "nje-nder-vallet-me-mahnitese-njihuni-me-te-pathenat-per-osman-taken-si-e-shpetoi-kercimi-nga-ekzekutimi-130123" }