Një ndeshje speciale në Antalia, dy vëllezër shqiptarë në dilemë për të zgjedhur Turqinë apo Kosovën

Publikuar tek: sport, më 19:16 12-11-2016 Një ndeshje speciale në Antalia, dy vëllezër shqiptarë në dilemë për të zgjedhur Turqinë apo Kosovën

Sfida Turqi - Kosovë që po luhet në këto momente ka emocionet e veta, raporton newsport.al.

Kjo ka shpërthyer edhe në rrjetet sociale. Sepse, në Turqi, ekziston një komunitet i madh shqiptarësh nga Kosova dhe nga Shqipëria, që në këtë mbremje e kanë të vështirë të zgjedhin.

Kështu është rasti i vëllezërve Isteku, që nga origjina e babait të tyre janë nga Kosova, dhe shumë vite më parë kanë lëvizur drejt Turqisë, ku kanë ngritur jetën dhe familjen e tyre.

Ata kanë lindur në Turqi, por janë me gjak shqiptar. Ndaj, kanë zgjedhur që në stadium, të prezantohen me të dy flamujt, dhe të Kosovës, dhe të Turqisë, për të parë një lojë sportive, raporton newsport.al.

Lexo edhe: Çfarë shkruhej në banderolën gjigante që turqit hapën në stadium në ndeshjen kundër Kosovës

15058027_10155357575253765_327975570_n.jpg

15032618_10155357575248765_1027262399_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çfarë shkruhej në banderolën gjigante që turqit hapën në stadium në ndeshjen kundër Kosovës
Skandali me bashkëkombasit nga Maqedonia, u ndalohet hyrja në Shqipëri pa asnjë shpjegim »
Article Logic
Execution time: 0.017868041992188
array(1) { ["section"]=> string(105) "nje-ndeshje-speciale-ne-antalia-dy-vellezer-shqiptare-ne-dileme-per-te-zgjedhur-turqine-apo-kosoven-59330" }