Një ngjarje e vërtetë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:51 12-01-2019 Një ngjarje e vërtetë Vepra e Sharalë Haward

Shkruan Klodi Stralla:

Historia e kësaj ngjarje, të vërtetë dhe magjepsëse njëheresh, zen fill nga vdekja e një peme. Sharalë Haward, një biblotekare veterane e një qyteze të vogël të shtetit amerikan të Idahos, shihte me keqardhje një pemë gjigande 110 vjeçare, përballë shtëpisë të saj, që kish kohë që po jepte shpirt; fillimisht u thanë disa degë, më pas vdekja zbriti deri poshtë, derisa një ditë pranvere ajo nuk çeli më asnjë syth. Ndonëse natyra e pranoi vdekjen e saj, Sharalë nuk u pajtua me të dhe në mendje i lindi një ide gjeniale sesi ta ringjallte, ta sillte përsëri në jetë këtë pemë, aq të dashur për të dhe për ta bërë përsëri të dobishme për njerëzit.

Ju përvesh punës me pasion e përkushtim dhe në këto ditë të acarta janari, duke shfrytëzuar edhe faktin që pema ishte shndërrruar prej kohësh nga brenda në një zgavër të plotë, e shndërroi atë në një mini-bibliotekë, që mund të shfrytëzohet falas dhe këndshëm nga çdo kalimtar i rastit. I hapi trungut një portë, një dritare, i vendosi një çati, instaloi aty ndriçim e ngrohje dhe vepra bamirëse ishte gati të presë vizitorët e parë. Foto bashkëngjitur është vepra e saj.

Zemra e ngrohtë dhe mendja e ndritur mund t’a ringjallin jetën edhe aty ku Natyra ka dekretuar vdekjen!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034047842025757
array(1) { ["section"]=> string(28) "nje-ngjarje-e-vertete-148486" }