Një objekt i mistershëm po vjen drejt Tokës dhe shkencëtarët nuk e kanë idenë se çfarë është

Publikuar tek: bota, më 18:12 05-01-2017 Një objekt i mistershëm po vjen drejt Tokës dhe shkencëtarët nuk e kanë idenë se çfarë është

A është një kometë? Një asteroid…? Astronomët duket se nuk arrijnë të identifikojnë se çfarë është objekti i mistershëm që po i drejtohet Tokës dhe do kalojë shumë pranë muajin tjetër.

Karakteristikat e objektit të njohur si “2016 WF9” janë aq të pazakonta sa edhe disa nga mendjet më të ndritura të NASA nuk po e identifikojnë dot, shkruan newsbomb.al.

Por sipas shkencëtarëve nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi objekti rreth 1 kilometër i gjatë do jetë më pranë Tokës në datën 25 shkurt, në një distancë prej 51 milion kilometra.

Ajo që ka shkaktuar konfuzion është se shkencëtarët nuk po bien dakort nëse objekti është një asteroid apo kometë. Asteroidët janë shkëmbor ose metalik ndërsa kometat janë të akullta.

Ky objekt është i errët dhe nuk reflekton, që tregon se mund të jetë kometë. Por pavarësisht kësaj, mungesa e pluhurit dhe gazit janë të pazakonta, prandaj objekti ka origjinë të panjohur. Objekti do mund të shihet me sy të lirë gjatë natës së 25 shkurtit. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031857967376709
array(1) { ["section"]=> string(98) "nje-objekt-i-mistershem-po-vjen-drejt-tokes-dhe-shkencetaret-nuk-e-kane-idene-se-cfare-eshte-64666" }