Një organizatore si Monika Kryemadhi. Deputetja sot në Shëngjin, sfida për fushatën dhe takimi me gratë

Publikuar tek: politike, më 15:16 04-06-2015 Një organizatore si Monika Kryemadhi. Deputetja sot në Shëngjin, sfida për fushatën dhe takimi me gratë

Monika Kryemadhi është padyshim një nga gratë më aktive në jetën politike në vend. Në këto ditë fushate ajo është parë ngado duke shfaqur njëkohësisht një energji të jashtëzakonshme dhe aftësi organizative. Si në ditën e sotme, e cila duhet thënë se ka qenë shumë e ngjeshur për Kryemadhin.

Përveç sfidës që sjell fushata e mbledhjes së votave për kandidatin e ASHE Viktor Tushaj në Lezhë, Kryemadhit i është dashur të jetë edhe në një takim me gratë, takim të cilin e ka organizuar po vetë.

Nga veshja casual, flokët e mbledhura dhe syzet lart, mund të thuhet se e gjithë  vëmendja e saj tashmë është përqëndruar te fushata elektorale. Telefoni i deputetes nuk pushon së rëni por duket se ajo ia del t’i bëjë të gjitha gjërat njëkohësisht duke shfaqur një energji të paparë që bie në sy lehtësisht krahasuar edhe me politikanet e tjera femra.

{gallery}kryemadhi{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama-Berishës:Uroj që 21 qershori t’ju sjellë në vete. Berisha: Rama erdhi si UFO
PD denoncon: Gazetari Doçi është kërcënuar, i shkatërruan makinën »