Një pakistanez mysliman për herë të parë në krye të Londrës: Votuat shpresën kundër frikës (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 11:01 07-05-2016

Sadiq Khan u zgjodh kryebashkiak i Londrës, duke rikthyer laburistët pas tetë vitesh qeverisje nga konservativët të kryeqytetit, dhe duke u bërë i pari kryebashkiak mysliman i kryeqytetit.

Khan mori 1,310,143 vota (57%) duke mundur kandidatin kundërshtar Zac Goldsmith në vendin e dytë me 994,614 vota (43%).

45 vjeçari, djali i një shoferi pakistanez autobuzi mundi në garë Goldsmithin i cili e kishte akuzuar se Khan ishte “i rrezikshëm”. Partia Laburiste u ankua duke thënë se fushata e Goldsmith ishte islamofobike.

Në fjalimin e tij të fitores Khan tha se ai “përulet thellësisht nga shpresa dhe besimi i votuesve të vet” duke shtuar: “Dua të falenderoj çdo londinez që bënë të pamundurën, të mundur”.

“Jam shumë krenar që londinezët votuan për shpresën përkundrejt frikës dhe bashkimin kundër ndarjes”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11762809753418
array(1) { ["section"]=> string(101) "nje-pakistanez-mysliman-per-here-te-pare-ne-krye-te-londres-votuat-shpresen-kunder-frikes-video-39761" }