“Një polic për çdo kilometër rrugë”, ironizon Pëllumb Kulla: Edhe sa policë larg, është Skrapari që këtu, more bir? Si guxon, more maskara, të...(E PLOTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:58 11-06-2018 “Një polic për çdo kilometër rrugë”, ironizon Pëllumb Kulla: Edhe sa policë larg, është Skrapari që këtu, more bir? Si guxon, more maskara, të...(E PLOTË)

Regjisori i njohur Pëllmub Kulla ironizon një vendim të qeverisë në vitin 2010. Asokohe të djathtët në pushtet diskutuan për vendosjen e një polici në çdo kilometër rrugë, pasi ishte rritur numri i aksidenteve.

Ndërsa Kulla ironizon në atë kohë, ndërsa reagimin e tij të viteve më parë e ka ndarë sërish me ndjekësit në rrjetet sociale.

“E preokupuar nga numri gjithnjë në rritje i aksidenteve nëpër rrugët automobilistike, qeveria paska urdhëruar që në çdo kilometër të vendoset një polic! A do ta zgjidhin vallë problemin policët të vendosur në çdo kilometër?! Ajo që është e sigurtë është ndërrimi i gjuhës tradicionale të popullit. Tani e tutje do të dëgjosh të moshuar që nxjerrin kokën nga dritarja e veturës dhe të pyesin: - “Edhe sa policë larg, është Skrapari që këtu, more bir?” Apo, në një anë të rrugës, një oficer të Policisë Rrugore t’i ulurijë një shoferi: -“Si guxon, more maskara, të më fluturosh me dyqindenjëzet policë në orë?!” Kurse në sheshin ku shiten e blihen veturat e vjedhura, do të dëgjosh: - “Ta gëzosh Benzin e ri! Vetëm mos harro t’i ndërrosh rregullisht vajin, në çdo katërmijë policë!”, shkruan ai.

www.PNG

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konkurs për cjapin më të bukur në Tepelenë, anëtar jurie dhe Tërmet Peçi (FOTO)
Aktori i dashur i Portokalli prezanton familjen, ja ku e kaluan fundjavën »
Article Logic
Execution time: 0.020343065261841
array(1) { ["section"]=> string(148) "nje-polic-per-cdo-kilometer-rruge-ironizon-pellumb-kulla-edhe-sa-police-larg-eshte-skrapari-qe-ketu-more-bir-si-guxon-more-maskara-te-e-plote-123936" }